02.03.2020 - 09:33
Policia e Shtetit i ka dhënë leje Presidentit Ilir Meta që të zhvillojë tubimin në Bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’ pasditen e sotme për 2 orë, nga 17:00 deri në 19:00. Edhe pse kreu i shtetit u shpreh se i kërkoi drejtuesve të policisë sa më pak efektivë, pasi do t’i mbrojnë vetë institucionet me aktivistë, policia ka marrë masat.
Për mbarëvajtjen e tubimit dhe shmangien e incidenteve do të jenë në dispozicion rreth një mijë efektivë nga rrethet, por edhe FNSH-së e RENEA-s. Kontrollet për hyrjet në pikat kufitare kanë nisur që mbrëmjen e djeshme, ndërsa pak orë para tubimit do të nisë edhe kufizimi i qarkullimit në makinave në bulevard.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
"Ka harruar se halli personal nuk mund të…"
Balla i përgjigjet Metës për ‘2 marsin’: Histori idioteske!
Zëdhënësi i Metës i përgjigjet me disa pyetje Ballës