MENU
klinika

Propozimi për 92 ndeshjet

Premier League me plan special për mbylljen e sezonit

18.03.2020 - 13:16

Klubet e Premier League kanë frikë se Anglia mund të jetë një vend i paaftë për të përfunduar ndeshjet e tyre të këtij sezoni. Dhe për këtë ata kanë dal me një masterplan që të luajnë 92 ndeshjet e mbetura të në stadiume të mbyllura dhe në fusha neutrale.

Ndeshjet e javës do të luhen të gjitha në një orar. Tifozët do të kenë mundësi t’i shohin nëpërmjet Tv, madje diskutohet pa pagesë. Ky propozimi është bërë nga një seksion i klubeve të Premier League.

Klubet do të ofrojnë propozimet e tyre revolucionare në një takim të posaçëm ditën e nesërme. Idea është që të luhet çdo tri ditë, duke përdorur vetëm një numër të kufizuar të stadiumeve, që do të ndihmonin për të mbajtur sa më pak mjekë dhe policë, të cilët në këtë situatë duhen më shumë për popullsinë civile.

Vendet neutrale do të ndihmojnë gjithashtu të shmangin tifozët të dalin në rrugë, siç ndodhi pas fitores së PSG ndaj Borussia Dortmund javën e kaluar në Champions League.

Drejtuesit e Premier League janë të vetëdijshëm se ky plan do të gjejë zbatim edhe te transmetuesit televizivë, ku audienca do të rritej, pasi njerëzit duhet të qëndrojnë në shtëpi.

Mbeten edhe 9 javë deri në mbyllje të premier League, por Manchester City, Arsenal, Aston Villa dhe Sheffield United kanë nga një ndeshje të prapambetur.  Kampionati anglez mendohet të ristartojë i pari, në mesin e muajit prill, ose në rastin më të keq, në fund të prillit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Çdo gjë varet nga situata me Covid-19

Serie A hedh hipotezat e para për rinisjen