MENU
klinika

Solidariteti

Presidenti i UEFA-s falënderon FSHF-në

21.03.2020 - 16:49

Presidenti i UEFA-s, Aleksander Čeferin, ka dërguar një letër falenderimi dhe mirënjohjeje për bashkëpunimin dhe solidaritetin e treguar nga FSHF, në këtë periudhë të vështirë pandemie.

Një vlerësim i veçantë shkon për video-konferencën e së martës ku UEFA, bashkarisht me të gjithë anëtarët e saj morën vendime të rëndësishme në lidhje me futbollin në kontinent.

Gjatë kësaj mbledhjeje në kushte të jashtëzakonshme, Presidenti Duka shprehu mbështetjen e propozimeve të kreut të futbollit evropian, dhe paraqiti angazhimin maksimal në realizimin e tyre.

“E gjithë bota e futbollit, por edhe shoqëritë tona do të dalin më të forta pas pandemisë. Unë e di që kjo situatë nuk është e lehtë në disa prej shteteve të prekura, por së bashku do tia dalim. Ne do të jemi pranë secilës federatë në këtë kohë të vështirë”, – theksoi Presidenti Čeferin.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Thirrja e mesfushorit të Kombëtares

Memushaj: Luaj edhe në korrik, rrini në shtëpi!


Statistikat e frikshme e shpallin mbrojtësin më të mirë të bergamaskëve

Gjimshiti bën 200 ndeshje në Serinë A me Atalantën

“Kthehem me buzëqeshje në fushë”

Broja rrëfehet pas dy ndeshjeve të para me Evertonin

Nga oferta 12 milionë euro për ta blerë te Seria A

Mirlind Daku zbulon detaje interesante

“Jamal, e tashmja dhe e ardhmja“

Lionel Mesi zgjedh pasardhësin e tij