MENU
klinika

Si do të procedohet?

Rindërtimi/ 9.4 mld lekë për shtëpi dhe shkolla të dëmtuara

18.03.2020 - 12:33

Agjensia e Prokurimit Publik ka publikuar Procedurën për rindërtimin e banesave individuale për familjet e prekura nga tërmeti i 26 nëntorit me një fond limit prej 42.4 milionë euro si dhe procedurën për rindërtimin e objekteve arsimore në zonat e prekura nga tërmeti me nje fond rreth 34 milionë euro. Sipas Open Procurement Albania fondi për këto prokurime është 9.4 miliard lekë ose 76,42 milion euro. Objekt tenderi për Ndërtim Shtëpi dhe Shkolla në qarqet e prekura nga Tërmeti I 26 Nëntorit. Financimi është nga Buxheti i Shtetit. Procedura është e kufizuar (jo e hapur).

Kjo procedurë parashikon që palët e interesuara të dërgojnë një kërkesë pranë autoritetit dhe më pas autoriteti përzgjedh kualifikon të interesuarit në bazë kriteresh dhe Jo Ofertë. Kompanitë apo operatorët e përzgjedhur njoftohen ti dorëzojnë autoritetit ofertat dhe në këtë fazë autoriteti zgjedh ofertën më të mirë. Qeveria përzgjedh Procedurë të Kufizuar duke shmangur konkurrimin ofertimin e Hapur. Kjo procedurë jo e hapur është e parashikuar nga Ligji për Prokurimet Publike (ligji 9643 neni 31) Ligji paracakton që Procedura e tillë mund dhe duhet të përdoret vetëm në raste kur është e domosdoshme të behet dallimi ndërmjet fazës së përzgjedhjes ku trajtohet kualifikimi i kandidatëve dhe fazës së përcaktimit të operatorit fitues ku shqyrtohet oferta.

Procedura e Kufizuar, bëhet për raste të veçanta dhe kërkon arsyetim ligjor dhe duke bërë paranjohje të ofertuesve (përmes fazës së përzgjedhjes) procesi parashikohet me më shumë risk për defekte të konkurrencës dhe eficensës së ofertës kundrejt rasteve me Procedurë të Hapur. Referuar dokumentave zyrtare detajohen modelet që do të kenë shtëpitë të cilat do të jenë individuale me një kat dhe me hapësirë deri në 2+1 sipas numrit të anëtarëve të familjeve në territorin e bashkive Durrës, Kamzë, Kavajë, Rrogozhinë, Krujë, Kurbin, Lezhë. Mirëdita, Shijak dhe Vorë. Sipas dokumentit Standard Rindërtimi i Shtëpive mund të bëhet në mënyrë të grupuar ose veç e veç në shtëpitë ekzistuese sipas përcaktimi të shesheve të ndërtimit të caktuara në Planet e Detyruara Vendore. Autoritet Prokurues është Fondi Shqiptar i Zhvillimit.

Palët e interesuara kanë vetëm nëntë ditë kalendarike (jo ditë pune) për të dorëzuar kërkesën duke mos respektuar aftin 20 ditor për dorëzimin e kërkesës nga konkurrentët e interesuar. Po njësoj të shpallur në datën 17 Mars është një procedure për rindërtimin e objekteve arsimore. Sipas kushteve të publikuara kohëzgjatja e kontratave do të jetë 5 muaj. Prokurimi i kontratës është menduar të bëhet në shtatë lotë të veçanta për disa bashki. Loti 1: “Objekti: “Rindërtimi i objekteve arsimore Bashkia Kurbin dhe Lezhë”, vlera 511,405,370 lekë pa TVSH. Buxheti i vënë në dispozicion për vitin 2020 është 127,851,342 lekë pa TVSH. Loti 2: “Objekti: “Rindërtimi i objekteve arsimore Bashkia Krujë” vlera 490,413,615 lekë pa TVSH. Buxheti i vënë në dispozicion për vitin 2020 është 122,603,404 lekë pa TVSH.

Loti 3: “Objekti: “Rindërtimi i objekteve arsimore Bashkia Durrës 1”, vlera 845,723,696 lekë pa TVSH. Buxheti i vënë në dispozicion për vitin 2020 është 211,430,924 lekë pa TVSH. Loti 4: “Objekti: “Rindërtimi i objekteve arsimore Bashkia Durrës 2”. vlera 850,692,969 lekë pa TVSH. Buxheti i vënë në dispozicion për vitin 2020 është 212,673,242 lekë pa TVSH. Loti 5: “Objekti: “Rindërtimi i objekteve arsimore Bashkia Kavajë dhe Rrogozhinë”, vlera 414,766,205 lekë pa TVSH. Buxheti i vënë në dispozicion për vitin 2020 është 103,691,551 lekë pa TVSH. Loti 6: “Objekti: “Rindërtimi i objekteve arsimore Bashkia Kamëz”. vlera 621,757,340 lekë pa TVSH. Buxheti i vënë në dispozicion për vitin 2020 është 155,439,335 lekë pa TVSH. Loti 7: “Objekti: “Rindërtimi i objekteve arsimore Bashkia Vorë e Shijak”, vlera 440,458,658lekë pa TVSH. Buxheti i vënë në dispozicion për vitin 2020 është 110,114,664 lekë pa TVSH.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"T'iu tregojmë të gjithëve çfarë duan të dinë"

Buxheti i rindërtimit, zgjatje e buxhetit të shtetit

Programi i rindërtimit/ "Buxheti 2020, vendim i duhur"

FMN: Rritja ekonomike do t’i kthehet nivelit potencial