MENU
klinika

"Kërkojmë të fillojë puna në rafineri"

Rifillojnë protestat e punëtorëve në Ballsh

09.03.2020 - 10:34

Punonjësit e Rafinerisë së Ballshit janë ngritur përsëri në protestë, vetëm pak ditë pasi ata mbyllën grevën e urisë.

Këtë herë, 850 punëtorë të kësaj rafinerie kanë kërkuar të zbatohet pika e dytë e kërkesës së tyre, rifillim i punës.

“Pasi morën 3 paga, tani duam rifillimin e punës në uzinën e Ballshit. Është krijuar sindikata dhe ne derisa të zgjidhet kjo çështje do vazhdojmë grevën. I bëjmë thirrje kryeministrit dhe institucioneve që të rifillojë puna në Ballsh”, u shpreh një nga punëtorët e rafinerisë.

Pas hedhjes së 3 pagave të prapambetur, punëtorët kërkojnë zgjidhje përfundimtare të situatës. Sipas tyre, vonesa e rifillimit të punës shkakton kaos për të gjithë. Ata thonë se nëse nuk rifillon puna amortizohet dhe uzina.