MENU
klinika

Shprehje raciste

Robert Berisha shpërthen kundër kinezëve

18.03.2020 - 11:21

Robert Berisha duket se nuk po e përjeton shumë mirë situatën nga Koronavirusi.

Këngëtari i revoltuar akuzon kinezët për pandeminë që po përjeton bota. Nga aeroporti, ai ka shpërthyer në fjalë të rënda kur ka parë avionin e linjës së Kinës.

“Veç më vjen keq për Bruce Lee, se këtyre lakuriqëve, bombë atomike në gojë!”- shkruan Robert Berisha bashkëngjitur fotos me avionin “Air China”. Ndonëse e gjithë bota po bën thirrje kundra racizmit, Roberti nuk është përmbajtur dot dhe i ka bërë publike fjalët e tij ndaj popullit aziatik.