Edhe një herë, romanca e Trump me homologun e tij kinez, Xi Jinping, po tejkalon çdo përgjigje koherente të politikës së jashtme dhe ka çuditur kundërshtarët e tij në Uashington.
Javën e kaluar, Trump i tha shtypit të Shtëpisë së Bardhë se ai kishte patur “një bisedë të gjatë” me Xi. Lajmet ngjallën kureshtje për atë që liderët e dy ekonomive më të mëdha në botë mund të kishin thënë ose rënë dakord, por i vetmi informacion i ofruar nga Trump ishte që amerikanët “mund të mbështeten në raportet që vijnë nga Kina” në lidhje me përhapjen e Covid-19 atje .
Trump i zemëruar, vendosi që zëvendëspresidenti Mike Pence, të kontrollojë çdo gjë lidhur me koronavirusin.
Është e dyshimtë që departamenti kinez i propagandës mund të “shtrembërojë” të vërtetën deri tani.
Por thirrja telefonike e Trump me Xi është konfuzuese për arsye të tjera. Jashtë shkëlqimit të ngrohtë të kësaj lidhjeje mes miqve të mirë, ushtarakët e të dy vendeve shfaqen të angazhuar në provokime të njëtrajtshme në Detin e Kinës së Jugut.
Vetëm disa javë më parë, diplomati më i lartë i Trump, Mike Pompeo, e quajti Pekinin “kërcënimin qendror të kohërave tona”, duke i bërë jehonë ndjenjave të ngjashme nga zyrtarë të tjerë në Uashington, përfshirë drejtorin e Byrosë Federale të Hetimeve Christopher Wray.
Në aspekte të ndryshme, dhe pavarësisht, fazës së parë të marrëveshjes tregtare, marrëdhëniet midis SHBA-së dhe Kinës duket se po përkeqësohen më shpejt se kurrë.
Faktori kryesor për të parandaluar një rezultat të tillë është aleanca që Trump, ka formuar me Xi kundër politikës së jashtme të Amerikës, inteligjencës dhe udhëheqësve ushtarakë.
Robert Delaney është shefi i zyrës së Postës në Amerikën e Veriut.
Përkthyer dhe përshtatur nga South China Morning Post/ konica.al