MENU
klinika

Shënohen 2 raste të reja

Rritet numri i të infektuarve me Covid-19 në Kosovë

22.03.2020 - 20:35

Janë shënuar edhe dy raste të reja pozitive me Covid-19 në Kosovë.

Lajmin e ka konfirmuar Instituti i Shëndetësisë, i cili ka deklaruar se bëhet fjalë për një 50 vjeçare nga Gjilani dhe një 53 vjeçar nga Malisheva.

‘Sot me 22.03.2020 në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar dhjetë (10) mostra të dyshimta për virusin SARS-CoV-2 dhe dy (2) prej tyre janë positive’, thuhet në njoftimin e IKSHPK.

Kujtojmë që numri i të infektuarve me koronavirus në Kosovë ka shkuar në 33, ndërsa sot është shënuar viktima parë.