MENU
klinika

Ritja ekonomike

Rritet paga minimale/ Profesionet që përfitojnë

03.03.2020 - 12:53

Duke filluar nga data 1 janari i vitit 2021, paga minimale do të jetë 300 mijë lekë. Ekonomisti Anastas Angjeli, shprehet se konsolidimi fiskal dhe rritja ekonomike e vendit, mundëson rritjen e nivelit të pagës minimale prej të cilës përfitojnë një sërë profesionesh ku janë shumë të punësuar, që mbajnë një numër të madh familjesh.

Në një intervistë për ATSH, deputeti i PS-së Angjeli tha se, “kalimi në një rritje e pagës minimale, në 30 mijë lekë, padyshim që është një vendim që vjen në kohën e duhur dhe mbi një bazë reale”.

Kjo, sipas tij, sepse siç dihet një rritje e pagës minimale do të mundësojë një përmirësim të asaj fashe të asaj shtrese të popullsisë, e cila ishe me një pagë shumë të ulët, gjë që ky përmirësim, është shumë përmirësues për nivelin e jetës së këtyre familjeve që bazohen në paga të tilla.

Angjeli, profesor i ekonomisë, një nga zërat më të njohur të fushës, theksoi, se, ” vendimi i qeverisës vjen në kohën e duhur, sepse kjo lidhet me atë mundësi e cila ka qenë pamundësi në kohën më parë për shkak të nivelit të zhvillimit ekonomik”.

“Tashmë që kemi një nivel të zhvillimit ekonomik, në këto gjashtë vite të konsoliduar dhe financa publike të konsoliduara, mundësitë ekonomike dhe financiare të vendit e mbështesin realisht këtë vendim dhe unë, nënvizoi ai, besoj se, hapa të tillë janë hapat e duhur për përmirësimin e nivelit të jetesës së qytetarëve”, tha ai.

Angjeli tha se, “kjo është e rëndësishme, sepse siç dihet janë shumë lloje punësh dhe profesionesh, të cilat kanë një pagë minimale nën nivelin 30 mijë lekë të reja. Kështu që kjo është shumë dobisjellëse ndaj tyre. Ndër profesionet që përfitojnë janë që nga kamarierët, call center, e një sërë të tjerash ku janë të punësuar një numër i madh njerëzish që mbajnë një numër të madh familjesh”.

Euro bie në nivelin më të ulët të dy viteve kundrejt dollarit

Çfarë po ndodh me monedhën europiane?

“Do ketë barazim të moshës për secilën gjini“

Daljet në pension 67 vjeç, Qeveria: Përpara vitit 2056!

REL: Zilja e alarmit është ndezur!

Ekonomia ruse drejt rënies së pashmangshme!