MENU
klinika

Ja në cilin orar

Shahini jep lajmin për maturantët: Nga e hëna në të premten mësimi…

15.03.2020 - 14:50

Sic paralajmëroi edhe dje ministrja e Arsimit Besa Shahini, për maturantët do të ketë mësim në RTSH. Me një status në FB Shahini thotë se maturantët në RTSH-1 nga e hëna në të premten në orën 13:30- 14:30 do të kenë mundësi të ndjekin lekisone matematike, biologjie dhe kimie.

Status i Besa Shahinit:
Për maturantët: Duke filluar nga nesër, çdo ditë, nga e hëna në të premten, ora 13:30-14:30, në programin RTSH Shkollë do të ketë një hapësirë të dedikuar vetëm për ju nga Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, me leksione të lëndëve matematikë, biologji dhe kimi, në RTSH-1. ?
#mësojmëngashtëpia ?

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


RTSH transmeton leksionet

Sot nisi mësimi nga televizori