MENU
klinika

RTSH transmeton leksionet

Sot nisi mësimi nga televizori

11.03.2020 - 14:42

Ministrja e Arsimit Besa Shahini ka bërë me dije se sot do të nisë mësimi nga televizori.

Në kanalin publik RTSH Shkollë, do të transmetohen leksione për nxënësit nga klasa e 6 deri në të 12-n.

“Sot, ora 10:30-12:00 do të transmetohen këto leksione matematike nga mësuesit Solita Xhanaj (klasa 6-8) dhe Xhevdet Reka (klasa 9-12)”, u shpreh Shahini. Pas orës 12:00, ministrja informoi të gjithë nxënësit dhe prindërit se leksionet mund t’i gjejnë në kanalin youtube të MASR”, u shpreh ajo.

Institucionet arsimore vijojnë të jenë të mbyllura te paktën deri më 23 mars. Ky vendim u mor në kuadër të masave parandaluese për përhapjen e Koronavirusit, i cili ka shënuar sot viktimën e parë në vendin tonë.

Përgjatë 6 ditëve të javës, nga e hëna në të shtunë, RTSH do të transmetojë mësimet në 6 lëndë kryesore të shkollave të mesme, sipas programit arsimor, të shpjeguara në mënyrë profesionale në orën 10:30 deri në orën 12:00 dhe në orën 18:00 deri në orën 19:30 në kanalin RTSH1-HD.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Një ditë pas masave për koronavirusin

Ambasadorja Yuri Kim takim në Kryeministri

COVIZ-19 "paralizon" qytetet

CNBC/ Zbrazen marketet në Itali

Izolohen 11 komuna, 50 mijë persona në karantinë

Koronavirusi, shkon në 132 numri i të infektuarëve në Itali

Pasojat e Koronavirusit

Ekonomitë më të mëdha në rrezik