Nga Italia vjen terrori i organizuar nga apeli për karantinim dhe kujdes ndaj Koronavirusit, por edhe qasjet e para kundër informative ndaj atij që mund të quhet keqlexim i matematikës së vdekjeve nga virusi.
Media të ndryshme refuzojnë të pranojnë narrative zyrtare që na thotë infektim baraz me mundësi të larta të vdekjeve.
Instituti i Lartë i Shëndetit të Itali informon se vdekjet për shkak të Covid-19 janë vetëm 2.
Të gjithë personat e tjerë që kanë vdekur deri më tani kanë patur patologji të tjera të cilat Covid-19 u është shtuar duke katalizuar përshpejtimin e vdekjes.
“Pacientët e vdekur që kanë rezultuar pozitivë kanë një moshë mbi 80 vjeç dhe janë në masë të madhe meshkuj.
Gratë janë 25.8%. Vetëm dy të vdekur që kanë rezultuar pozitive nuk kanë patur patologji të tjera”, tha në një konferencë për shtyp kreu j Institutit, Silvio Brusaferro.
Ndonëse duhet ende punë për ta sqaruar këtë çështje, e dhëna paraprake përbën një sinjal se paniku global është në masë i papërligjur.