25.03.2020 - 12:10
Ka shkruar në tre numri i të infektuarve me koronavirus në Elbasan. Rasti më i ri është i një burri 40 vjeçar, banues në lagjen “Emin Matraxhiu”.
Dy rastet e para në Elbasan u konfirmuan me 12 mars. Të prekurit janë bashkëshortë dhe janë infektuar nga djali i tyre 35 vjeçar, që është resident në Tiranë.
I riu kishte 10 ditë që ishte kthyer nga Italia pasi kishte vizituar tezen e tij. Ai prej tre ditësh ishte shtruar në spitalin infektiv në Tiranë me shenja të dallueshme të koronavirusit dhe përgjigjia e analizës të enjten e 12 marsit i doli pozitive.
Më pas u konfirmuan si pozitivë dhe prindërve të tij që janë vetëkarantinuar në banesë.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
"Kjo luftë nuk fitohet ndryshe"
Qeveria paralajmëron masa të rrepta ndaj koronavirusit
Ja qytetet ku u morën masat e para