MENU
klinika

Quiroga... i vetmuar

Shkrimtari-tigër… nga pylli në metropol, nga metropoli në pyll!

30.03.2020 - 14:59

          Letërsia është yjësi idhujsh, perënditë gjenden rëndom, pra është njëlloj thertoreje. Sidoqoftë, mbi të gjitha letërsia kërkon një akt adhurimi. Të paktën, një “faleminderit”! Duke pushtuar Edenin e shkrimtarëve, falënderoj kryesisht, Julio Cortazar-in. Ishte ai, përmes galaktikave të librave, që më prezantoi. Në një ese, përmendi “Manualin e shkrimtarit të përsosur të tregimeve”. Atë e kishte shkuar një burrë me anomali në gjak dhe që shprehej në gjuhën e kafshëve, më 1925. Horacio Quiroga./Konica.al

Në të vërtetë, “Manuali” është një dekalog. Ligji i parë ka të bëjë me adhurimin, që është ana tjetër e vrasjes së ligjshme. “Besoni te mjeshtrit  – Poe, Mopasan, Kipling, Çehov, si të besonit te vetë Zoti”. Adhuroj Kiplingun e librit të xhunglës, Moglin, falënderimin numër dy. Në tetor 1925, “New York Times” i dedikoi këtij shkrimtari  amerikano-jugor, të sinqertë dhe të papërmbajtur, një faqe: “Horacio Quiroga, pasuesi letrar i Kiplingut dhe Xhek Londonit”. 1925-ta ishte mbase viti më i lumtur në jetën e Quirogas. Historitë e tij korrën sukses – kishte botuar, në seri, tre koleksione të jashtëzakonshme “Anakonda”, “Shkretëtira” dhe “Të dëbuarit”, ishte bërë i modës. Luis Borges e përshëndeti për sarkazmën e keqkuptuar. “Horacio Quiroga është një falsitet uruguaian, struktura e tregimeve të tij është e murrëtyer, emocione fare, interpretimi tepër i zymtë”. Nga dekalogu i suksesshëm, Cortazari preferoi urdhrin e fundit: “Mos mendo për miqtë kur shkruan, as për përshtypjen që do të bëjë historia juaj. Trego njëlloj sikur narracioni të ishte i rëndësishëm për mjedisin e caktuar të personazheve të tua, njëri prej të cilëve, mund të jeni edhe ju vetë. Vetëm kështu sigurohet jeta në histori”./Konica.al

Quiroga vijon me gërvima dhe mësymje. Në të vërtetë, në fotografi shfaqet si një bishë me kostum e kravatë: por, sa mund të zgjasë puma në rolin e pispilluqit? Përkundrazi, sytë kanë babëzinë e dhimbjes, të atij që ka qenë gjethe dhe milingonë, dhelpër, bletë dhe panterë, ndërsa tani, nga pakujdesia, gjendet në një trup njerëzor. Ndoshta Juan Darien, “tigri që u rrit dhe u edukua mes njerëzve”, subjekt i një prej përrallave të tij më të bukura, është autoportret. Më në fund, Juan Darien, një lloj specie Mogli, bishë e veshur me kostum, zbulon të keqen e qenies në të cilën ishte krijuar dhe kthehet në xhungël”. “Tigër përgjithmonë!” Edhe Quiroga, duke e adhuruar metropolin, sa edhe duke ndier neveri për të, u kthye në pyll.

Lindi në Salto, përvojat e tij më të rëndësishme i jetoi në Chaco dhe në San Ignacio a Missiones, të gjitha vende kufitare. Shënohet nga një jetë e mbushur me vdekje të dhunshme, babai u vra me armë kur ai ishte disa muajsh, shokun e ngushtë e vret aksidentalisht vetë ai me pistoletë, njerku dhe gruaja e tij, vajza dhe ai vetë vetëvriten, sikur të rridhnin nga një derë gjithnjë e hapur ndaj rrezikut. Ishte një dashnor absolut i vetmisë, por famëmadh si donzhuan i joshur nga gratë e reja, shpesh shumë më të reja dhe nga këpucët e tyre lustrafine.

Nga ana tjetër, ai ishte autori i letrave të bukura që i ftonte miqtë e tij më të afërt, t’i bashkoheshin në pyll. Ai shkruan dhe ndërkohë, shpik ndërmarrje tregtare të destinuara gjithmonë për falimentim. Ai është i dashuruar me modernitetin, i apasionuar pas kinemasë… i çmendur për shpejtësinë me makina dhe motoçikleta, aq shumë sa është gati të rrezikojë jo vetëm jetën e tij, por edhe atë të të tjerëve, grumbullon lëkura anakondash që i fsheh diku në thellësi të pyllit. Horacio Quiroga shpëton nga metropoli, sepse dëshiron pyllin dhe largohet prej aty, se është i joshur nga metropoli./Konica.al

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Në Teatrin Eksperimental ‘’Kujtim Spahivogli’’

‘’Artisti i vetëm’’, Hanz Klip protestë kujt?!

Shkrimtari grek: Historia është histori!

“Arvanitasit as nuk flisnin greqisht”