1. Objekti i amnistisë – “Dhentë e dhitë e Zeres, nami i Hasan Qeres”
Janë emigrantët që kanë punuar në të zezë jashtë vendit, qe duam te amnistojme , apo Shqiptarët e Shqipërisë me para në off shore?
2. Koha e Amnistisë: “Kur ju dënda, u përmenda”
Pasi përdorëm “shkopin” e ashpërsuam deri tek masat e kodi penal, për ato që kryenin evazionin, miratuar me 84 vota, duam të përdorim “karrotën” duke pretenduar ti përjashtojmë nga përgjegjesia penale me ligj te thjeshtë.
3. Përsëritja e Aminstisë: ”Hera e fundit nuk e bëj më, megjithëse më është bërë zakon e nuk lë”.
Që prej 2012 kemi bërë 4 amnisti. Një të përgjithshme në 2011 , 2 Rivlersime pasurish të patundshme 2016, 2020, Falje detyrimiesh gjobash dhe penalitetesh 2016. Kjo qe propozohet eshte e 5-ta .
4. Qëndrimi i opozitës karshi amnistisë: “Kur e bën ti jam kundra unë, kur e bëj unë është tjetër punë”!
Asnjë aminsti nuk ka pasur konsesus të gjerë politik.
6. Përjashtimi nga amnistia e politikanëve gjyqtarëve dhe krimit: “Për hir të trëndafilit gjithmonë ka pirë edhe ujë gëraci”.
7. Identifikimi dhe Konfidencialiteti i përfituesit të amnistisë: “Një i krishter i mirë fal por nuk harron kurrë emrin e bastardit”!