Arkeologët kanë zbuluar së fundmi, sekretin 1,300-vjeçar të fisit Maja. Kjo, falë teknologjisë moderne që mund të deshifrojë një aspekt të ri të shoqërisë së lashtë, i panjohur më parë. Zbulimi u bënë Coba, një prej qyteteve të lashta më të mëdha në botë. Bëhet fjalë për mënyrën sesi, civilizimet lidheshin me fqinjët e tyre më të vegjël e më të izoluar, për të përparuar kundër perandorisë në rritje, Çiçen Itza.
Studiuesit e Universitetit të Miamit, drejtuar nga Traci Ardren, studiuan një rrugicë të gurtë prej 62-miljesh, që lidhte qytetet e lashta, Coba dhe Yuxana, 13 shekuj më parë, përmes teknologjiaë lazer LIDAR. Duke dislokuar rrezet nga avionët në fluturim të ulët, ata matën masën e largësisë së sinjaleve për të krijuar hartën 3D, të tipareve të fshehura nga ndryshimi i relievit dhe bimësia.
Studimi i kryer nga viti 2014 deri më 2017, identifikoi 8,000 të mbuluara me bimësi dhe ndryshimet në gjerësinë e rrugës. Rruga prej 8 metrash e gjerë, nuk ishte në linjë të drejtë, siç supozohej prej viteve 1930-të, nga matjet me metër e busull.
Dr. Ardren ,thotë në raportin e saj: “Teknologia LIDAR, na lejoi të kuptojmë shumë detaje të panjohurua për rrugën dhe qytetet e qytezat përgjatë saj. Kjo rrugë, nuk lidhte vetëm qytetet Coba dhe Yaxuna, por në zonën mes këtyre qendrave, jetonin mijëra njerëz”.
Studiuesit besojnë, se rruga është ndërtuar nga bastioni në Coba, gjatë luftës për pushtet me fuqinë në ngritje të Çiçen Itza, në shekullin e tetë.
Dr. Ardren, shton më tej: “Mendoj, se ndërtimi i rrugës është motivuar nga rritja e pushtetit të Çiçen Itza dhe aleatëve të tyre. Rruga u ndërtua para vitit 700, teksa qyteti Coba ishte në rritje. Rruga u ndërtua në përpjekjet për të ruajtur pushtetin e saj. Me ngritjen e Çiçen Itza, lindi nevoja për një bastion në qendër të gadishullit. Pra, rruga është një nga tentativat e fundit të qytetit Coba, për të ruajtur pushtetin.