MENU
klinika

Barcelona diskuton rrogat

Situata kritike, Messi me shokë pranojnë uljen e pagave

22.03.2020 - 18:37

Efekti i pandemisë botërore natyrisht nuk mund të mos prekte edhe futbollin, për më tepër klube të tilla si Barcelona. Pasiguria financiare do të godasë rëndë klubet, që mes turneve verorë të anuluar, iniciativave të marketingut, si dhe marrëveshjeve të munguara, pa llogaritur të drejtën TV, do të humbasë shifra të rëndësishme ekonomike.

Kjo do të bënte të pamundur që klubet të përballojnë rrogat e lojtarëve, sidomos yjeve si Messi me shokë. Për këtë arsye, presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu, ka folur me lojtarët e ekipit të parë dhe me sa duket ka gjetur një akord me ta.

Sipas mediave spanjolle, Messi, Suarez, Griezmann e të tjerë kanë rënë dakord që të bashkëpunojnë në këtë moment krize, për të siguruar që klubi të mos marrë një goditje të cilën nuk mund ta përballojë.

Të gjithë kanë pranuar që t’u shkurtohet rroga, jo vetëm në këtë sezon, por ndoshta edhe në ata pasardhës, në mënyrë që klubi të filojë të kthehet sa më shpejt në baza të shëndosha financiare dhe të përballojë pagesat e tyre.

Barcelona u ka bërë të qartë se nëpërmjet shkurtimit të shpenzimeve për rrogat, mund të mbante hapur filialet e saj në për botë, që më pas gjeneronin të ardhura nga marketingu, apo organizimin e aktiviteteve që e bënin këtë klub aq të lakmuar nga sponsorët.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN