MENU
klinika

Flet Ministri i Sportit në Itali

“Stërvitja nuk rinis në prill, Serie A në fund majit”

29.03.2020 - 12:32

Mendohej që fundi i prillit të ishte starti për ekipet e Serie A dhe jo vetëm për të dalë të paktën në stërvitje, por pritja për të parë futbollin të rinisë në Itali do të zgjasë ende, teksa kjo është konfirmuar nga vetë Ministri i Sportit në këtë vend.

Vincenzo Spadafora, në një intervistë të dhënë së fundmi, është shprehur se futbolli dhe sportet e tjera nuk do të nisin në 3 maj, siç është thënë nga shumë njerëz.

“Unë kam menduar këto kohë për fëmijët tanë, të cilët dikur shtrëngonin duart, përqafoheshin, kalonin shishet nga njëri te tjetri. E gjitha kjo do të mungojë për një kohë të gjatë. Nuk është diçka e mirë që të rinisë futbolli në 3 maj.

Nesër do të propozoj që asnjë seancë stërvitore apo diçka në lidhje me sportin, të mos zhvillohet në muajin prill. Pres që në Serie A të ketë kërkesa për një ndryshim serioz. Futbolli dhe të gjitha sportet nuk do të jenë më si më parë në Itali. Qeveria italiane do të ndihmojë sportin me një shifër prej 400 milionë eurosh që kriza ekonomike e klubeve të mos jetë vrastare për një pjesë të tyre”, – u shpreh Spadafora.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Presidenti dhe trajneri kokë më kokë për të ardhmen

Kriza e Realit, Perez lëkundet për Ançelotin!

Kosova me renditjen më të mirë në histori

Renditja e FIFA-s, Shqipëria nuk ndryshon pozicion

Nuk kanë pësuar ende asnjë gol në 5 ndeshje

Interi është “bunkeri” që po mahnit… Europën

"Dua të jem golashënuesi më i mirë"

Jasir Asani nuk fshihet, synon ta mbyllë mbi Ronaldon