Studentë të mjekësisë dhe specializantë në Itali janë bashkuar dhe kanë vendosur të kontribuojnë me dhënien e ndihmës së tyre për shëndetësinë në vend nisur kjo prej situates së pandemisë të COVID-19.
Ata kanë krijuar një fushatë për mbledhjen e fondeve për QSUT dhe për strukturat e tjera spitalore rajonale dhe bashkiake, në mënyrë që t’i mbështesin dhe forcojnë, sidomos Njësinë e Kujdesit Intensiv.
Bazuar në këtë të fundit, studentë të mjekësisë dhe specializantë në Itali do të mbledhin fonde për pajisje mbrojtëse për stafin mjekësor:
- maska mbrojtëse
- shiringa elektrike
- respiratorë
Të gjitha fondet do të mblidhen online në mënyrë të tillë që gjithçka të jetë sa më transparente, në gofundme dhe do të postohen sistematikisht të gjitha detajet në rrjetet sociale. Nisma është përkrahur nga mjekë të shumtë shqiptarë, të cilët janë kontaktuar nga vetë grupi i studentëve. Disa prej tyre do të ndihmojnë në finalizimin e këtij projekti.
Studentët kanë zgjedhur të koordinohen dhe menaxhohen nga Prof. Dr. Edvin Prifti, mjek kardiokirurg, Dr. Gentian Stroni, mjek infeksionit dhe Dr. Erion Panajoti, mjek reanimator. Mjekët do të japin informacionet e nevojshme për prezencën ose mungesën e pajisjeve dhe grupi i studentëve do të mundohet ti blejë dhe ti sjellë, duke qenë kështu transparent deri në përmbushjen e plotë të objektivave.
Nëpërmjet një komunikimi për Konica.al student ndër të tjera kanë shpreur falenderimet për të gjithë ata që po u shprehin mbështetjen dhe solidaritetin e tyre në këtë nismë.
“Ne u jemi falënderues të gjithë qytetarëve shqiptarë dhe italianë që po mbështesin nismën tone dhe i ftojmë të gjithë për shpërndarje dhe solidaritet. Çdo kontribut i vogël do të kishte vlerë të madhe në këto ditë të vështira. Mos harroni, heronjtë e vërtetë veshin përparëse të bardha!”- janë shprehur ata./ Konica.al