MENU
klinika

E moshuara në terapi intensive

Fier/ Vetëkarantinohet personeli mjekësor që i shërbeu 61 vjeçares

14.03.2020 - 12:10

Vetëkaratinohet personeli mjekësor që i ka shërbyer 61 vjeçares që ishte shtruar në spitalin e Fierit. E konfirmoi sot Drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik, Albana Fico duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve.

“Personeli mjekësor që i ka shërbyer pacientes aq kohë sa ka qenë në spital është vetëkarantinuar” u shpreh zonja Fico. 61 vjeçarja ndodhet në terapi intensive në spitalin e infektivit në Tiranë, ku ndodhet dhe një 66 vjeçar nga Lushnja.

Ndërkohë personeli mjekësor që i ka shërbyer të moshuarës në qytetin e Durrësit i vetëkarantinuar është testuar dhe ka dalë negativë. Deri tani ka shkuar në 38 numri i personave të konfirmuar me koronavirus në Shqipëri.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


I gënjeu pacientja e kthyer nga Italia

Vetëkarantinohet stafi mjekësor i Spitalit të Beratit

"Ata që vinë nga zonat e prekura të vetëkarantinohen..."

Koronavirusi/ Ministria e Shëndetësisë: 17 raste të testuara rezultuan negative

Guid-shërbimi e Institutit të Shëndeti Publik

Dallimet mes Koronavirus/ COVID-19 dhe gripi sezonal