MENU
klinika

"Nuk janë imunë as të rinjtë"

Të tjera viktima në M. e Veriut, mes tyre një 31-vjeçar

29.03.2020 - 14:15

Ministri i shëndetësisë i Republikës së Maqedonisë së Veriut njoftoi sot edhe për 2 viktima në vend. Bëhet fjalë për një 91 vjeçar dhe një pacient i moshës 31 vjeçe.

“Në klinikë për sëmundje infektive, ndërruan jetë dy persona, një pacient 91 vjeçar dhe një 31 vjeçar. Numri i të infektuarve në 24 orët e fundit është 16, derisa në total numri shkon në 257”, deklaroi Venko Filipçe, ministër i Shëndetësisë.

Ndërkohë sa i përket pacientes nga Struga e cila ndërroi jetë gjatë ditës së djeshme, Filipçe paralajmëroi përgjegjësi. Ai tha se fillimisht do të shkarkohet drejtoresha e spitalit, e më pas do të vazhdojnë edhe procedurat e tjera.

Ministri Filipçe njoftoi edhe për hapjen edhe të dy punkteve të reja për testim nga koronavirusi.

“Numri i të infektuarve po rritet në mënyrë lineare. Në jemi në luftë me Covid-19. Fatkeqësisht numri i të infektuarve po rritet në botë, por rritet edhe tek ne. Do të rritet edhe numri i personave që ndërrojnë jetë. Sot ndërroi jetë edhe një person i moshës së re, që nënkupton se ndaj këtij virusi nuk janë imunë as personat e moshës së re”, tha Filipçe.