Shkencëtarët kanë gjetur dëshmi se Toka ka qenë e mbuluar me një oqean “global”, i cili e kishte shndërruar planetin në një “botë prej uji”, më shumë se 3 miliardë vjet më parë.
Të dhënat kimike të kësaj ishin dalluar në një copëz të mbetur nga një oqean i lashtë, të cilat tregojnë se planeti dikur ishte pa kontinente, që janë masat më të mëdha të tokës në planetin Tokë.
Po qe se këto gjetje konfirmohen edhe me punimet e ardhshme, atëherë ato do t’i ndihmojnë studiuesit që t’i konkretizojnë teoritë e tyre ku dhe si u shfaqën shenjat e para të jetës njëqelizore në Tokë, si dhe cilat botë të tjera mund të jenë të banueshme.
“Një Tokë e hershme pa shfaqjen e kontinenteve mund t’i ketë ngjasuar një ‘bote prej uji’, e kjo gjë ofron një përmbajtje të rëndësishme mjedisore mbi origjinën dhe evolucionin e jetës në Tokë, si dhe për ekzistencën e saj të mundshme diku tjetër”, kanë shkruar shkencëtarët për revistën shkencore “Nature Geoscience”.
Boswell Wing nga universiteti i Kolorados “Boulder”, dhe ish-studenti i tij i studimeve postdoktorate, Benjamin Johnson, tani në Universitetin shtetëror të Iowas, e kanë iniciuar një projekt për të siguruar bazë të re për rikthimin e debatit mbi atë se si mund të jetë dukur Toka në kohët e lashta…