Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan po luan tani me krizën e migrantëve, dhe duket se e gjitha kjo është rezultati i “dritës jeshile”, që ai mori nga Trump tetorin e kaluar kur trupat amerikane u tërhoqën nga Siria.
Iveta Cherneva shkruan për sigurinë, politikën, të drejtat e njeriut dhe qëndrueshmërinë. Kohët e fundit ajo botoi librin “Trump, siguria evropiane dhe Turqia” (2020).
Mbaj mend që kur Shtëpia e Bardhë dha deklaratën e saj të 6 tetorit se forcat ushtarake amerikane do t’i hapnin rrugë Turqisë, shumë nga bashkatdhetarët e mi e kuptuan që asgjë e mirë nuk do të vinte nga kjo .
Erdogan hyri në Siri si mbrt dhe filloi të drejtojë shfaqjen. Disa ditë më parë, ai madje shpalli në partinë e tij që provinca siriane, Idlibi, ishte territor turk tani.
33 ushtarët e vrarë turq në Siri ishin një goditje e madhe, por ishte një çmim për ato që ka bërë Erdogan.
Ambiciet e Erdoganit janë arrogante, siç është edhe vetoja e vendit të tij për planin mbrojtës të Aleancës për shtetet e Balltikut dhe Poloninë në NATO. Këto janë vetëm taktika shantazhesh.
Turqia kurrë nuk do të marrë ndihmë të drejtpërdrejtë ushtarake nga NATO në Siri. Në fund të fundit, është Turqia ajo që hyri në Siri, jo anasjelltas.
Një zëdhënës i qeverisë turke njoftoi se 100,000 refugjatë tani janë drejtuar drejt BE.
Kryeministri bullgar Boyko Borissov do të përpiqet të shërbejë si ndërmjetës midis BE dhe Turqisë , ai e bëri këtë të hënën dhe do të vazhdojë gjatë ditëve në vijim.
Kur shikojmë krizën e re të migrantëve në pragun tonë, nuk duhet të harrojmë motivimin e Erdoganit dhe faktin që Trump i dha atij “dritën jeshile”.
Sidoqoftë, planet e Erdoganit janë skenat dramatike në kufirin e BE-së. Në mënyrë të pashmangshme, do të ketë vuajtje njerëzore. Propaganda e Turqisë do ta shfrytëzojë atë.
Episodi i fundit i tregon Evropës që shfaqja do të mbarojë kur të dojë Erdogan. Udhëheqësi turk tha se “miliona” refugjatë do të hyjnë në Evropë.
Megjithatë, nuk do të duhen miliona. Disa mijëra refugjatë do të jenë më se të mjaftueshëm për të arritur atë që synon Erdogan, të poshtërojë BE-në.
Përkthyer dhe përshtatur nga EurActiv/ konica.al