MENU
klinika

“Brenda 100 ditësh, 100 mijë aparatura për...."

Trump i vendosur: Përparësi është jeta, më pas ekonomia

28.03.2020 - 12:47

“Përparësia është jeta, siguria e qytetarëve dhe më pas vjen ekonomia,” tha Presidenti Trump para gazetarëve të premten, në konferencën e përditshme për shtyp të grupit të punës kundër koronavirusit.

Presidenti Trump kishte sinjalizuar ditët e fundit se mund të lehtësonte kufizimet e lëvizjes për të rigjallëruar aktivitetin ekonomik, duke nxitur reagime të forta nga specialistë të shëndetësisë që thonë se sëmundja në SHBA ende nuk ka arritur pikun dhe nuk duhen caktuar afate kohore.

Presidenti foli para gazetarëve pasi nënshkroi paketën historike prej 2 trilionë dollarësh për të mbështetur individë, biznese dhe institucione për të përballuar nevojat ekonomike si rezultat i paralizimit të aktivitetit ekonomik si dhe për të mbështetur shtetet individuale që po përleshen me epideminë.

US President Donald Trump and Health and Human Services Secretary Alex Azar (R), along with members of the coronavirus take force meet with pharmaceutical executives in the Cabinet Room of the White House in Washington, DC on March 2, 2020. (Photo by MANDEL NGAN / AFP) (Photo by MANDEL NGAN/AFP via Getty Images)

Presidenti u përcolli një paralajmërim kompanive amerikane të automjeteve se do të përdorë një ligj që i detyron industritë private të prodhojnë aparatura për nevoja strategjike të vendit. Presidenti kërkon nga kompanitë e automjeteve të prodhojnë aparatura për frymarrje, megjithëse nuk është e qartë se në çfarë forme presidenti mund t’ua imponojë prodhimin këtyre kompanive.

Të premten, presidenti nënshkroi një urdhër ekzekutiv ku udhëzon Sekretarin e Shëndetësisë të analizojë në ç’formë mund të zbatohet Ligji i Prodhimit për Mbrojtjen kundër kompanisë General Motors, e cila ka shprehur gatishmërinë për të prodhuar aparatura për frymarrje, por siç tha presidenti, prodhimi ka ngecur.

Presidenti u shpreh optimist se brenda 100 ditët do të jenë prodhuar 100 mijë aparatura frymarrjeje. Por shumë guvernatorë, ndër to edhe guvernatorë në shtete konservatore si Luiziana dhe Ohajo, thonë se nuk kanë pajisje të mjaftueshme për krizën që mund të shfaqet brenda më pak se një jave.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Më shumë falimentime se vrasje...

“Nuk është krizë shëndetësore, por ekonomike”