MENU
klinika

Gjithçka po ndryshon...

A do ta bëjë koronavirusi Putinin, “mbretin e Lindjes”?

18.02.2020 - 17:18

Afrimi i Kinës së Xi Jinping me Rusinë e Vladimir Putinit, është një nga zhvillimet më të rëndësishme gjeopolitike të këtij shekulli. Niveli i bashkëpunimit, tani quhet “revolucionar”. Për shkak të fuqisë kolosale ekonomike, politike dhe ushtarake të Kinës, analistët në përgjithësi e kanë parë Kinën si lojtarin kryesor në dinamik, dhe Rusinë si partnerin e vogël.

Por ngjarjet e fundit mund të dobësojnë Xi dhe Kinën dhe të nxjerrin Rusinë e Putinit në krye të partneritetit.

Edhe para koronavirusit Wuhan, Xi Jinping kishte qenë nën presion në disa drejtime: Rebelimi në Hong-Kong; Abuzimet e të të drejtave të njeriut ndaj muslimanëve kinezë provokuan zemërimin e evropianëve dhe amerikanëve; përpjekjet e tij për të nënshtruar Tajvanin e shtynë Presidentin Tsai Ing-wen drejt fitores; dhe mosrespektimi i tij i ligjit ndërkombëtar të tregtisë bëri që klienti më i madh i Kinës të niste një luftë tarifore.

Megjithatë, këto nuk ishin asgjë në krahasim me koronavirusin që shpërtheu në Kinë në fund të vitit të kaluar.

Të dhënat zyrtare të qeverisë thonë se që nga mëngjesi i së martës, koronavirusi ka infektuar më shumë se 70.500 njerëz në të gjithë vendin dhe ka vrarë më shumë se 1.800.

Sido që të jenë shifrat e vërteta, ndikimi ekonomik ka qenë i thellë: fabrikat kineze me mijëra kanë ndalur punen, ose kanë mbetur të mbyllura për më gjatë seç është planifikuar pas Vitit të Ri Kinez. Aktiviteti i portit në brigjet e Kinës është tkurrur me 20 përqind nga mesi i janarit.

Kontrata e pashkruar e Xi Jinping me 1.4 miliardë qytetarët e Kinës thotë se nëse i japin atij një kontroll të plotë politik, ai do t’i bëjë ata të pasur dhe do ta bejë Kinën në një superfuqi. Por tani rritja po ngadalësohet.

CP-ja e Xi ka ndaluar gazetarët që flasin për ngjarjen, arrestuan qytetarë që postojnë në lidhje me të në internet, dhe dërgoi një ekspert të lartë mjekësor nga Pekini në Wuhan për të shpallur publikisht se virusi ishte “i parandalueshëm”.

Në dritën e ngjarjeve të tilla, më shumë kinezë shohin se Xi dhe CPP i japin përparësi mbijetesës së tyre mbi atë të njerëzve. Dhe besimi i publikut tek CPC është zvogëluar.

Kjo është domethënëse sepse ka patur një rënie të fuqisë së Xi, krahasuar me atë të shokut të tij në Rusi.

Kryeredaktori i Trumpet, Gerald Flurry e ka identifikuar Vladimir Putinin si njeriun që do të udhëheqë një forcë ushtarake aziatike në kohën që profecia e Biblës e quan “mbretërit e lindjes” dhe thotë se do të ketë një forcë prej 200 milion ushtarësh.

Rruga që koronavirusi Wuhan merr më tej mund të përcaktojë se sa shpejt dhe në çfarë shkalle do të zvogëlohet fuqia e Xi Jinping dhe Kinës. Ndërkohë, Rusia është praktikisht e paprekur nga kjo sëmundje dhe Putin sapo ka vendosur një plan në lëvizje, për ta lënë atë të sundojë Rusinë, me ndikim në rritje mbi vendet fqinje, për aq kohë sa ai të jetë gjallë.

Bilanci i pushtetit në boshtin Rusi-Kinë po zhvendoset.

Përkthyer dhe përshtatur nga The Trumpet/ konica.al

Netanyahu dëshmon në gjyqin ndaj tij për korrupsion

Një pikë e ulët në karrierën e udhëheqësit më jetëgjatë të Izraelit

Perëndimi ka bërë sërish një gabim fatal

Një tjetër shtet europian kërcënohet nga “skenari Trump”

Vetëm në dy javë, si rebelët morën kontrollin e Sirisë!

Çfarë pritet të ndodhë pas rrëzimit të Assad

Pazaret Putin-Trump, ja çfarë luhet në prapaskenë

Rënia e Assadit, një teori e re po qarkullon në Kremlin