MENU
klinika

Rezultatet aspak befasuese nga sondazhi

E gjithë bota e ka humbur besimin tek Trump…

02.10.2018 - 09:34

Bota tani duket se ka më shumë besim në udhëheqjen e presidentit rus Vladimir Putin dhe kreut kinez Xi Jinping sesa tek Trump, sipas një sondazhi të ri të Pew Research Center ku morën pjesë rreth 26,000 njerëz në 25 vende.

Sondazhi tregon përkeqësimin e imazhit të Amerikës që kur Trump mori detyrën gati dy vjet më parë dhe filloi një sërë luftrash tregtare  dhe një fushatë kritike të ashpër kundër institucioneve globale, përfshirë Kombet e Bashkuara.

Kur u pyetën sesa besim kishin tek udhëheqësit botërorë për të “bërë gjënë e duhur në lidhje me çështjet botërore”, një mesatare prej 30 përqind e të anketuarve nëpër vendet e anketuara shprehën besim tek Putin, krahasuar me vetëm 27 përqind që kishin besim tek Trump.

 

Të dy Trump dhe Putin mbetën prapa Xi, i cili kishte 34 për qind të votave. Dhe krerët e tjerë të shquar botërorë u renditën shumë përpara këtyre të treve, duke përfshirë këtu Makronin, dhe Merkelin, të cilët kryesojnë.

kolana e librave

Për fat të keq, rezultatet nuk janë përkthyer drejtpërdrejt si mungesë e mbështetjes për Shtetet e Bashkuara. Një mesatare prej 63 përqind midis të gjitha vendeve preferonte Shtetet e Bashkuara si udhëheqës botëror, ndërsa vetëm 19 përqind preferonin Kinën.

Sipas sondazhit Pew, besimi tek Trump ka rënë ndjeshëm në Kanada dhe Evropë, ku Trump ka shkaktuar luftime të ashpra diplomatike. Në Gjermani, për shembull, 80 për qind e të anketuarve thanë se marrëdhëniet e ndërsjellta me Shtetet e Bashkuara janë përkeqësuar gjatë vitit të kaluar dhe vetëm 4 për qind besonin se ato janë përmirësuar. Ndër 10 vendet e Bashkimit Evropian të anketuara, 82 përqind thanë se nuk kanë besim tek Trump.

Andrea Kendall-Taylor, nga një institut në Uashingtonn vuri në dukje se disa vende në Evropën Qendrore, të tilla si Republika Çeke dhe Hungaria, kanë filluar të besojnë tek Rusia, ndërkohë që ndikimi i SHBA-së në Europë po pakësohet. “Kjo është pikërisht ajo që rusët dhe presidenti Putin po shpresonin,” tha ajo.

Një përjashtim në sondazh është Izraeli, ku besimi në udhëheqjen e presidentit amerikan është rritur nga 49 përqind në vitin 2015 nën udhëheqjen e Presidentit Barack Obama në 69 përqind në 2018 nën udhëheqjen e Trump. Mbi gjysma e izraelitëve thanë se Shtetet e Bashkuara po përpiqen shumë për të trajtuar sfidat globale.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN