MENU
klinika

"Të ketë frikë nga populli"

Tubime të tjera/ Meta paralajmëron qeverinë

04.03.2020 - 09:00

Presidenti i Republikës Ilir Meta paralajmëron tubime të tjera.

Teksa kërkon të mos lodhen me konspiracione, Meta thekson se do jetë President deri më 24 korrik 2022 dhe se qeveria duhet ta ketë frikë popullin.

MESAZHI I PLOTË

Mos u lodhni kot me konspiracione!
Jam Presidenti i Republikës dhe lider i sovranitetit dhe unitetit kombëtar, në mbrojtje të Kushtetutës, lirisë dhe demokracisë!
Ky është projekti im i vetëm deri në 24 korrik 2022!
Nuk synoj, as për Kryeministër, dhe as për kryetar opozite deri atëhere. Por nga 2 marsi unë kam zbritur në shesh dhe do të vazhdoj shesh më shesh, në të gjithë Shqipërinë derisa të rivendosim vullnetin e sovranit në çdo institucion.
Po, qeveria duhet të ketë frikë nga POPULLI, jo POPULLI nga qeveria. ??

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Ka harruar se halli personal nuk mund të…"

Balla i përgjigjet Metës për ‘2 marsin’: Histori idioteske!