MENU
klinika

Ghebreyesus: Armëpushim i menjëhershëm!

OBSH: Në 67 ditë, 100 mijë të infektuar… pandemia po përshpejtohet

23.03.2020 - 19:05

“Pandemia po përhapet me ritme të përshpejtuara”. Kështu ka deklaruar Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus teksa ka dhënë shifrat e përhapjes së koronavirusit.

“U deshën 67 ditë për të arritur në njëqind mijë të infektuarit e parë, njëmbëdhjetë ditë për 200 mijë dhe katër ditë për 300 mijë”, deklaroi ai.

Nga ana tjetër OKB bën thirrje për një armëpushim mbarëbotëror.

“Furia e koronavirusit tregon çmendurinë e luftës. Kjo është arsyeja pse unë kërkoj armëpushim global dhe të menjëhershëm, në çdo skaj të botës. Është koha për të ndaluar konfliktet e armatosura dhe të përqendrohemi në luftën e vërtetë të jetëve tona. Palëve në luftë u them: tërhiquni nga armiqësitë”.

Ky është mesazhi i sekretarit të përgjithshëm të OKB, Antonio Guterres. “Të mos harrojmë se në vendet e shkatërruara nga lufta, sistemet shëndetësore janë shkatërruar”, shtoi ai.