MENU
klinika

E dyshuar me koronavirus

U fut në karantinë, del përgjigja e analizave për 50-vjeçaren

07.03.2020 - 08:26

Kanë dalë negative analizat për koronavirus ndaj 50-vjeçares nga Lushnja që kishte ardhur nga Italia.
Zonja në fjalë shfaqi probleme me frymëmarrjen e temperaturë dhe kishte shenja të gripit, por për të shmangur çdo dyshim për prekjen nga koronavirusi, duke marrë parasysh se ajo kishte ardhur edhe nga Italia fqinje e prekur nga ky virus, e dërguan në Tiranë për analizat.

Në laboratorin e Institutit të Shëndetit Publik rezultati i analizave doli negativ. Gruaja kishte 2 ditë që kishte ardhur nga Padova e Italisë.

Në Laboratorin e Virologjisë pranë ISHP në total numri i rasteve të testuara ka shkuar mbi 5o, dhe të gjitha kanë rezultuar negative.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN