MENU
klinika

Zbulojini

Video-reklama më efektive? Facebook jep disa këshilla

19.03.2020 - 16:56

Facebook u bën thirrje marketerëve të rishikojnë mënyrën sesi ata krijojnë dhe matin reklamat gjatë videove në telefonat celularë, sepse konsumatorët shikojnë vetëm reklamat që tërheqin vëmendjen dhe shpërblejnë kohën e tyre dhe janë të rëndësishme për ta.

Sipas gjigantit të medias sociale, përdoruesit lëvizin në njoftimet e lajmeve përmes telefonave të tyre 41% më shpejt sesa në kompjuterat desktop, gjë që do të thotë se reklamuesit duhet të matin efektivitetin e reklamave në terma të rezultateve dhe jo në sekonda.

“Është e vërtetë se kjo botë e re është komplekse, por është e vlefshme që investimi që bëni ta marri parasysh atë. Për të realizuar këtë zbulim dixhital është thelbësore që të maten rezultatet e biznesit në baza krijuese, sipas platformës, sipas audiencës”, tha Mark Rabkin, zëvendës presidenti i raklamave në Facebook.

“Aftësia e një reklamuesi për të matur gjërat e duhura siç duhet do të jetë parashikuesi më i madh i suksesit të reklamave të tyre në telefonat celularë”, shtoi ai.

Në fakt, ai sugjeroi që reklamuesit duhet të jenë më pak të shqetësuar në lidhje me standardin dy sekonda që një reklamë të konsiderohet për t’u parë dhe në vend të kësaj t’i përshtatin reklamat e tyre për çdo format të ri celular dhe pastaj të matin rezultatet.

Për shembull, reklamat video autoplay shikohen me një mesatare prej 5.7 sekondash në murin e lajmeve të Facebook-ut, ndërsa videot pa reklama shikohen mesatarisht 16.7 sekonda.“Edhe pse koha e reklamimit është e përmirësuar, koha e sesioneve individuale është ulur.

Njerëzit nuk po i shikojnë reklamat për aq kohë sa ata i shikonin dikur, në çdo media,” tha Rabkin, duke shtuar se asnjë platformë mobile nuk mund të mbështesë spotet 30 sekondëshe në shkallën që televizori i jepte dikur.“Telefonat celularë na kanë treguar se nuk kemi më të drejtë që të ndërpresim njerëzit në punën e tyre, por duhet të fitojmë vëmendjen e njerëzve,” tha ai.

“Nëse marketerët me buxhete fikse do të lidhen në mënyrë domethënëse me audiencat dhe rritjen e fushatës, ata duhet të ruajnë ritmin në këtë ambient të ri dhe të optimizojnë përmbajtjen për telefonat celularë.”Për të arritur optimizimin, Rabkin rekomandoi që reklamuesit duhet të krijojnë reklama kreative dhe të shkurtra. “Sigurohuni që videoja të shpërblejë vëmendjen e njerëzve dhe të tregojë historinë e saj, edhe nëse e shohin vetëm në sekondat e para,” tha ai. Reklamuesit duhet gjithashtu të testojnë dhe të matin reklamat në baza javore, shtoi ai.Për më tepër, çdo format i ri mobile vjen me pritshmëri dhe sjellje të ndryshme të konsumatorit.Kjo do të thotë që reklamuesit duhet të “jenë të kujdesshëm ndaj ekuivalencave apo standardeve të rreme mes tyre që mund të verbojnë organizatën tuaj në natyrën e tyre unike”.“Facebook nuk është YouTube, YouTube nuk është Search, Search nuk është Snapchat,” tha Rabkin.

Heq opsionin që shumë përdorues nuk e pëlqenin

WhatsApp vjen me një ndryshim të ri

Mark Zuckerberg tregon me çfarë do zëvendësohet

Telefonit celular do t’i bjerë popullariteti!

Do të kujtojë interesat e përdoruesve

AI Gemini i Google tani ka aftësinë të “mbajë mend”