MENU
klinika

Studimi

Vitamina C e këshillueshme për efektet e koronavirusit

09.03.2020 - 11:22

Në Kinë, një studim është duke u zhvilluar për të parë nëse doza të larta të vitaminës C mund të ndihmojnë në luftimin e koronavirusit (i njohur zyrtarisht si COVID-19).

Shkencëtarët në Spitalin Zhongnan të Universitetit Wuhan janë duke provuar efektet e tij në 120 pacientë që kanë virusin, duke u dhënë atyre infuzione ditore prej 24g vitaminë C për shtatë ditë. Rezultatet nuk janë publikuar ende. Doza që përdoret në Kinë është rreth 60 herë më shumë sesa sasia e rekomanduar ditore e NHS dhe 24 herë sasia e trefishuar ndaj ftohjes.

Gjatë testeve, vitamina C ka punuar kundër çdo virusi – nëse jepet në përqendrim të mjaftueshëm, thotë Dr Levy. Dr Mike Skinner, një virolog në Imperial College London, thotë se ne nuk do ta dimë vlerën e vitaminës C kundër koronavirusit për ca kohë, dhe thotë se doza që po testohet është ‘masive’. “Le të shohim nëse ka ndonjë përfitim.” theksoi ai.

Ndërkohë shumë pacientë që janë shëruar nga coronavirusi janë shprehur me superlative pë vitaminën C. Shumë prej tyre kane marrë doza të larta të kësaj vitamine, por më efikasja është ajo e marrë permes infuzonit.

Vitamina C intravenoze tashmë është duke u përdorur në Kinë kundër koronavirusit COVID-19. Ndoshta nuk mund të jetë një kurë kundër coronavirusit, por vetitë e saj mbi imunitetin janë të njohura.