MENU
klinika

5 kombinime perfekte

Xhaketë me xhinse? Sigurisht!

19.03.2020 - 08:52

Xhaketë e kombinuar me xhinse, një stil chic i përshtatur më së miri me “rehatinë” e propozuar nga xhinset. Në listën e mëposhtme do të gjeni 5 tipet e xhaketave që duken super nëse kombinohen me xhinse…

Xhaketa e lëkurës
Veshjet e lëkurës janë rikthyer fuqishëm këtë pranverë, veçanërisht xhaketat në këtë material. Xhaketa e lëkurës kombinohet në mënyrë perfekte me xhinset klasike.

Xhaketa e xhinsit
Një ndër kombinimet më praktike: Një look i gjithi në xhins! “Double Denim” është një tendencë e propozuar nga shfaqjet e modës si një ndër kombinimet më me stil të sezonit të ri.

Xhaketa me kuadrata
Xhaketat me kuadrata, veçanërisht ato në formën e xhaketave sportive janë aq klasike sa edhe xhinset blu, sigurisht që të dyja bashkë bëjnë çiftin ideal në kombinimet e pranverës.

Xhaketa në stilin “aviator”
Ndërkohë që temperaturat kanë filluar të ngrihen, xhaketat e këtij stili mund t’i zëvendësojnë xhupat dhe palltot në mënyrën më interesante, për më tepër kur vijnë të kombinuara me xhinse deri tek kyçet!

Xhaketa serioze “tweed”


Me dëshirën për t’u dukur gjithmonë chic dhe në formë, një xhaketë serioze mbetet e tillë edhe nëse kombinohet me xhinse për të sjellë një look më të moderuar.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Gjithçka që duhet të dini për vjeshtën

Ja llojet e xhaketave për të qenë në modë

Nëse doni t'i jepni jetë veshjes...

Këta aksesorë do të ‘bëjnë namin’ në 2020!