MENU
klinika

Avantazhi

Egla zgjidhet lidere, ja çfarë vendosi për Romeon dhe Heidin

01.05.2024 - 10:45

Në puntatën e mbrëmshme të Big Brother VIP 3, aktorja Egla Ceno u zgjodh si liderja më e re e kësaj jave për shtëpinë, në televotimin e hapur të shtunën e shkuar.

Ky pozicion i ri në shtëpi, Eglës i dha edhe një avantazh. Ajo duhet të zgjidhte dy persona të cilët do të shkonin në televotim me njëri-tjetrin, ku fituesi i këtij nominimi do të shkonte direkt në finale dhe personi tjetër do të qëndronte në televotim deri në gjysmë finale.

Heidi dhe Rome ishte dyshja e zgjedhur nga banorja, mes të cilëve prej disa puntatash duket se marrëdhënia e tyre është prishur.