MENU
klinika

Gomisteri, librari dhe kancelari nga sot të hapura

Zgjerohet lista e bizneseve që lejohen të zhvillojnë aktivitetin

30.03.2020 - 16:07

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka lëshuar një urdhër të ri ku lejon që tre biznese, gomisteria, kancelaritë dhe libraritë, që qëndronin të mbyllura me urdhër të qeverisë si pjesë e masave ndaj parandalimit të përhapjes së koronavirusit, lejohen të zhvillojnë aktivitetin e tyre në fashën e orarit 05:00-13:00 nga dita e sotme.

Me vendim të ditës së sotme 30 mars 2020, ministrja Manastirliu ka bëri një ndryshim në urdhrin e datës 20 mars “Për mbyllje apo kufizimin e lëvizjeve në Republikën e Shqipërisë” ku bizneset Gomisteri, Tregtia me pakicë e librave në dyqane të specializuar dhe Shitjet me pakicë për kancelari dhe pajisje të zyrës nga dita e sotme do të lejohen të zhvillojnë aktivitetin e tyre brenda fashës së orarit të përcaktuar nga qeveria 05:00-13:00.

Këto biznese, ashtu si dhe të tjerat, duhet të sigurohen që gjatë periudhës që qëndrojnë të hapura të respektojnë të gjitha masat e sigurisë dhe ruajtjes së distancës së klientëve në mënyrë që të mos bëhen rrezik apo burim i përhapjes së mëtejshme të infeksionit COVID -19.

Hapja e tyre është bërë në bazë të kërkesave dhe nevojës sidomos për fëmijët në lidhje me mjetet shkollore dhe librat në një kohë që mësimi i tyre vijon online nga shtëpia apo edhe gomisteritë, ku mjetet e transportit të mallrave apo shërbimeve të tjerë kanë nëvojë për ndërhyrje.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Çmimet e reklamave bien ndjeshëm

Si po ndikon koronavirus në marketingun online?