MENU
klinika

Tani më shumë se kurrë..

A mund ta bashkojë koronavirusi BE-në e përçarë?

27.03.2020 - 14:06

“BE-ja ka marrë fund”, thuhet lart e poshtë. “Edhe në kohë koronavirusi, anëtarët e tij nuk mund të jenë të bashkuar.”

Liderët e BE-së u takuan të enjten, përmes videokonferencës, por nuk arritën të bien dakord.

Nga banesa e saj në Berlin, ku ajo është duke u izoluar, kancelarja gjermane Angela Merkel pranoi hapur mungesën e harmonisë lidhur me instrumentet financiare.

Ajo që liderët ranë dakord ishte t’i kërkonin ministrave të financave të Eurogroup që të hulumtojnë më tej lidhur me temën, për të raportuar përsëri brenda dy javësh.

Njerëzit e thjeshtë, janë të frikësuar për shëndetin e tyre, sigurinë e të dashurve të tyre, shqetësohen për qiranë dhe të ushqyerit e familjeve të tyre pasi  bizneset janë mbyllur.

Ndaj ideja që drejtuesit e Evropës kaluan gjashtë orë të enjten në mbrëmje, duke u grindur rreth konkluzioneve të samitit, do të jetë i pakuptueshëm.

Spanja dhe Italia, të shkatërruara nga efektet e virusit në popullatën e tyre dhe financat e tyre, ishin shumë të zhgënjyera. Italia ishte një nga vendet anëtare të BE-së më euroskeptike edhe para Covid-19.

Presidenti Emmanuel Macron i Francës thuhet se u ka thënë udhëheqësve se reagimi politik ndaj krizëa mund të sillte fundin e BE-së.

Ideja është që koronavirusi thjesht nxjerr në pah vështirësitë tashmë ekzistuese në BE.

Së pari, tensioni midis pushtetit centralizues në “Bruksel” kundrejt vendimmarrjes me qeveritë/ parlamentet kombëtare.

Shëndeti publik, për shembull është një kompetencë kombëtare, për këtë arsye kemi parë vende të ndryshme të BE-së që marrin masa të ndryshme kombëtare për të lehtësuar efektet e Covid-19.

Dhe së dyti, kur bëhet fjalë për ekonominë, kur vendet më të pasura si Hollanda dhe Gjermania dëgjojnë fjalët “ndarje borxhesh” ose “solidaritet”, ato që shqetësohen se votuesit e tyre do ta kuptojne këtë thjesht sikur “vendet më të pasura të BE-së në Evropën veriore po ia kalojnë faturën për ato më të varfëra në jug”.

kolana e librave

Megjithatë, është shumë e thjeshtë të flasësh për Bashkimin Evropian.

Kur vendet e BE-së mbyllën kufijtë e tyre kombëtar me njëri-tjetrin gjatë krizës së migrantëve 2015, shumë parashikuan shkatërrimin e bllokut, por jo.

Është gjithashtu shumë e papërgjegjshme të thuash se uniteti Evropian ka munguar plotësisht gjatë krizës së koronavirusit.

“Ç’kuptim ka të flasësh për solidaritetin?” më tha një politikan nga një vend i Evropës Veriore.

Border control guards stop cars before crossing German/Polish border at Slubice/Frankfurt (Oder) on March 20, 2020

“Austria, Franca dhe Gjermania kanë dërguar të gjitha maska ​​mbrojtëse në Itali. Gjermania ka marrë në pacientët Covid-19 nga Italia dhe Franca fqinje. Ky është solidaritet.”

Së bashku me pjesën tjetër të grupit G20 të vendeve të pasura, BE ka rënë dakord të investojë në kërkimin e një vaksine kunder koronavirusit që të vihet në dispozicion në të gjithë botën.

Komisioni Evropian gjithashtu ka pezulluar përkohësisht rregullat e eurozonës për borxhin e qeverisë, duke i lejuar vendet anëtare të shpenzojnë ato që u nevojiten për të mbijetuar.

Për më tepër, Banka Qendrore Evropiane njoftoi një paketë shpëtimi prej $ 750bn (679bn b), duke deklaruar se “nuk ka kufij” në angazhimin e saj për të ruajtur euron.

Ai gjithashtu tha që ekziston “marrëveshje e gjerë” midis vendeve të BE për të përdorur Mekanizmin e Stabilitetit Evropian, si një fond emergjence i krizës.

Ne po flasim për BE-në, mbi të gjitha.

Përkthyer dhe përshtatur nga BBC/ konica.al

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Ministrat britanikë paralajmërojnë

“Brexit mund të shtyhet”