MENU
klinika

Fituesi pretendent

Zvicra mund të përfaqësohet nga një shqiptar në Eurovizion

01.03.2020 - 14:57

Ekziston mundësia që Zvicra të përfaqësohet në Euroovizion nga një shqiptar. Më datën 4 të muajit mars, Zvicra do të shpallë fituesin e festivalit që do të përfaqësojë vendin në eventin muzikor të “Eurovision”.

Sipas medias së huaj, një ndër emrat më të preferuar është edhe Gjon Muharremaj, i njohur nga të gjithë me emrin e artit si Gjon’s Tears. Ai do të konkurojnë për të arritur në Eurovizion me këngën “Repondez-moi”. Në rrejte sociale ai ka shumë fansa që e mbështesin dhe e duan.

Këngëtari ka lindur në Zvicër nga dy shqiptarë, nëna nga Shqipëria dhe babai nga Kosova. Gjoni bëri për herë të par publikun për vete në vitin 2010 me pjesëmarrjen në “Albanian’s Got Talent” kur ishte ishte akoma i vogël, në moshën 12-vjeçare.

Ai gjithashtu ka konkuruar edhe në “The Voice” në Zvicër, duke i dhënë një emocion të paparë skenës me zërin e tij. Gjon ka publikuar edhe një këngë me titull “Babi” më 6 shkurt të vitit 2019.