MENU
klinika

COVID-19

20 refugjatë rezultojnë pozitivë, kampi në Greqi në karantinë

02.04.2020 - 12:33

Kampi i Ritsona në verilindje të Athinës është vendosur në karantinë, ndërsa në testet për 63 persona, 20 prej tyre kanë rezultuar pozitiv me Covid-19.

Kampi është streha e më shumë se 2 mijë refugjatëve që kërkojnë të hyjnë në territoret e shteteve të BE përmes Greqisë.

Testimi u krye pasi një grua u konfirmua pozitive, ndërsa kishte vizituar spitalin e Athinës të dielën, pasi ishte shtatzënë.

kolana e librave

Lajmin e bën me dije Ministria e Migracionit në Greqi, teksa shkruan se sipas rregullave, nuk do të lejohet asnjë hyrje-dalje në kamp për dy javët e ardhshme.

Numri i të infektuarve në Greqi është 1415, ndërsa ka patur edhe 51 viktima.

Mitsotakis tregon kur mund të hyjnë turistët e huaj

Greqia rihap ishujt për pushime

Ja sa shtetas erdhën në Shqipëri në 24 orë

Kakavijë/ Fluks hyrjeje në doganën shqiptare

Lëkundjet ndihet dhe në Shqipëri

Tërmet me magnitudë 5.8 në Greqi