MENU
klinika

"Diplomaci" në kohë koronavirusi

200 euro për italianët që falënderojnë Rusinë për ndihmat

14.04.2020 - 14:26

E përditshmja italiane La Repubblica ka raportuar se prej më shumë se një javë, shtetas rusë me banim në Itali janë duke ju dërguar ftesa miqve të tyre italianë, që të regjistrojnë video-mesazhe falënderuese e mirënjohjeje për Rusinë dhe presidentit e saj Vladimir Putin.

Pas regjistrimit, këto video-mesazhe do të postohen në rrjetet sociale, ndërsa personat që i regjistrojnë dhe i postojnë do të shpërblehem me nga 200 euro.

Ftesat shtetasve italianë që do të falënderonin Rusinë dhe Putinin, janë dërguar përmes rrjeti të komunikimit WhatsApp. Pas realizimit të video-mesazhit, ata do të duhej që ato t’i postonin në rrjetet sociale si Facebook, Tëitter apo Istagram. Për video-mesazhe dhe foto domethënëse me tekst paguheshin deri në 200 euro, ndërsa vetëm mesazhe me tekst paguhej më pak.

Njëri prej mesazheve që e botoi La Reppublica ishte, “atyre ju nevojiten 15 italianë, të cilët do të flisnin diçka të mirë për ndihmat ruse”.

Ambasada ruse në Romë ka thënë se nuk qëndron prapa këtij organizimi, por ka dyshime se e gjithë kjo është vepër e shërbimeve inteligjente ruse të njohura për aktivitetin e tyre në kuadër të luftës hibride.

Russia announces first coronavirus death | News | Al Jazeera

Shërbimet inteligjente italiane kanë theksuar se që nga data 22 mars, kur kanë zbarkuar ndihmat ruse në Itali, në rrjetet sociale kanë filluar të publikojnë mesazhe përmes të cilave ftoheshin shtetasit italianë që të falënderonin presidentin Putin, duke specifikuar se, “Putini na ka ndihmuar për dallim nga Bashkimi Evropian”.

Këtij plani rus për të paguar mesazhe në rrjetet sociale i ka paraprirë raportim i medieve italiane, të cilat kishin evidentuar se rreth 80 për qind e ndihmave ruse që i janë dërguar Italisë për luftimin e pandemisë COVID-19 janë të papërdorshme për këtë qëllim dhe se i gjithë objektivi rus ishte më shumë propagandistik sesa humanitar.

Pakoja, e quajtur “Nga Rusia Me Dashuri”, përbëhej nga ventilatorë, dezinfektues, maska, pajisje mbrojtëse dhe komplete testimi. Ajo pasoi një telefonatë të së shtunës midis presidentit rus Vladimir Putin dhe kryeministrit të Italisë Giuseppe Conte.

Por sipas Moscow Times, duke cituar një “burim politik të nivelit të lartë” pa emër në gazetën italiane La Stampa, “Tetëdhjetë përqind e furnizimeve ruse janë krejtësisht të padobishme ose me pak përdorim për Italinë,” tha burimi.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Sot përkrah Italisë por fatkeqësisht..."

“Jemi me ju”, BE i kërkon falje Italisë

Ç'mendon njeriu që formoi BE-në?

‘Mikrobi është kthyer në Evropë…’