10.04.2020 - 16:23
Nëse shumë shpejt do t’i riktheheni punës si normalisht, është e rëndësishme ta bëni këtë duke respektuar disa rregulla në mënyrë rigoroze.
Tani e tutje do na duhet të “bashkëjetojmë” me armikun e padukshëm (pra COVID-19), prandaj duhet ta konsiderojmë veten si të infektuar në çdo moment. Vetëm kështu nuk do harrojmë asnjë sekond që të respektojmë distancimin social, fizik si dhe larjen e duarve rregullisht.
Parandaloni përhapjen e COVID-19 dhe sigurohuni që vendet e punës të jenë të pastra!
Ja disa këshilla të rëndësishme në këtë drejtim:
- Sipërfaqet (p.sh. tavolinat e kompjuterave, tavolinat e punës) dhe objektet (p.sh. telefona, tastiera) duhet të pastrohen rregullisht me dezinfektues.
- Promovoni larjen e rregullt të duarve nga punonjësit, kontraktorët dhe klientët.
- Vendosni solucionet pastruese dhe sterilizuese të duarve në vendet e dukshme rreth vendit të punës. Sigurohuni që këto pajisje të rimbushen rregullisht.
- Sigurohuni që stafi, bashkëpunëtorët dhe klientët të kenë qasje në vendet ku ata mund të lajnë duart me sapun dhe ujë të rrjedhshëm.
- Maskat e fytyrës dhe kartëpecetat higjienizuese duhet të jenë të disponueshme në vendet tuaja të punës.
- Higjiena e mirë e frymëmarrjes parandalon përhapjen e COVID-19.
- Informoni punonjësit, bashkëpunëtorët dhe klientët tuaj që nëse COVID-19 po fillon të përhapet në komunitetin tuaj.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Studim i frikshëm nga Irani/ 3 fazat
“3,5 milionë njerëz mund të vdesin nga koronavirusi nëse nuk zbatohet karantina!”
Këngëtari shqiptar jep lajmin e shumëpritur