Sezoni i gripit dhe i viruseve është duke na sprovuar me shëndetin tonë, ndaj të gjithë duam të bëjmë gjithçka që mundemi për të mos u sëmurur. Larja e duarve dhe gjumi janë një hap i mirë për mbrojtjen e sistemit tuaj imunitar, por mbi të gjitha nuk duhet të harrojmë dietën.
Ushqimet që janë të mbushura plot me vitamina, minerale, antioksidantë dhe lëndë ushqyese të tjera mund të ndihmojnë në përgatitjen e trupit tuaj për të luftuar bakteret dhe viruset. Kështu që nëse doni të ulni shanset tuaj për t’u sëmurur, shtoni disa nga këto super ushqime që rritin imunitetin në dietën tuaj.
1.BORONICAT/ Një përbërës i quajtur pterostilbene që gjendet tek boronica mund të jetë një lojtar kryesor në forcimin e sistemit tuaj imunitar. Pterostilbeni ndihmon në funksionimin e gjenit CAMP që është linja e parë e mbrojtjes së trupit për të luftuar infeksionin bakterial. Ju duhet vitamina D për të funskionuar, ndaj sigurohuni që po merrni mjaftueshëm, përmes dritës së diellit ose ushqimit.
2.SHAFRAN/ Erëza është përdorur me shekuj për të trajtuar infeksionet, por kohët e fundit hulumtimet kanë treguar sesi funksionon: Curcumin, një kimikat që gjendet në shafranin e Indisë, funksionon në membranat e qelizave, duke përmirësuar aftësinë e tyre për të larguar mikrobet infektive.
3.SPINAQI/ Është i mbushur me antioksidantë dhe lëndë ushqyese si vitamina E dhe vitamina C që mund të jenë në gjendje të ndihmojnë sistemin imunitar të luftojë infeksionet.
4.HUDHRA/ Edhe nëse sëmureni, ekstrakti i hudhrës mund të shkurtojë kohëzgjatjen e ftohjes me 61%, sipas një studimi në Gazetën Klinike të të Ushqyerit.
5.PATATJA E ËMBËL/ Këto perime kanë një sasi të çmendur të vitaminës C, dhe janë të mbushura me vitaminë që mund të ndihmojnë në mbrojtjen dhe forcimin e sistemit tuaj imunitar.
6.GINGER/ Zhardhoku pikant mund t’i bëjë të gjitha: është një anti-inflamator dhe një antioksidant me aftësi të fuqishme për t’ju mbajtur të shëndetshëm.
7.MIDHJE/ Krijesat e detit janë të pasura me zink, një mineral që ndihmon qelizat e bardha të gjakut të riprodhohen me një ritëm më të shpejtë. Kjo rritje mund t’ju lejojë të luftoni më lehtë bakteret.