Pas 4 javësh në terapi intensive, një 70-vjeçar nga Kruja është shëruar nga COVID-19 dhe do të kthehet në shtëpi. Lajmin e mirë e ka dhënë ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.
Përmes një statusi në Facebook Manastirliu thekson se deri tani 30 pacientë të trajtuar në terapi intensive në spitalin infektiv, e kanë fituar betejën me sëmundjen.
MESAZHI I MANASTIRLIUT
Çdo ditë stafi mjekësor i spitalit infektiv përballet me raste të reja të pacientëve që kanë nevojë për trajtim mjekësor, siç ka çdo ditë, pacientë që e fitojnë betejën me virusin e rrezikshëm #COVID19!
Me punë të palodhur e përkushtim nga mjekët dhe infermierët, pas 4 javësh në terapi intensive, 70 vjeçari nga Kruja është shëruar dhe kthehet në shtëpi.
Deri tani 30 pacientë të trajtuar në terapi intensive në spitalin infektiv, e kanë fituar betejën me sëmundjen, falë trajtimit mjekësor dhe shërbimit të të gjithë ekipit të palodhur të #Infektivit
#KrenarePërEkipetMjekësore