MENU
klinika

Sipas prof. dr. Lyubima Despotova

A janë europiano-lindorët më rezistentë ndaj koronavirusit?

03.04.2020 - 13:10

Nga Georgi Gotev, EURACTIV

A keni pyetur nonjëherë veten se përse numri i personave të infektuar me Covid-19 është shumë më i madh në vendet perëndimore të kontinentit sesa në vendet ish-komuniste?

Në ditët e fundit, në krye të lajmeve më të lexuara, veçanërisht në Europën Lindore, janë përkthimet dhe përshtatjet e një artikulli të revistës ‘Science’, të titulluar: A mundet që një vaksinë shekullore e tuberkulozit të ndihmojë sistemin imunitar kundër koronavirusit?

Vaksina, e njohur si BCG, është në fakt 100-vjeçare dhe është përdorur në mënyrë masive në Europën Lindore dhe disa pjesë të Europës Perëndimore.

Sipas prof. dr. Lyubima Despotova, presidente e Shoqatës Bullgare të Kujdesit Afatgjatë Mjekësor, shpërndarja e rasteve të koronavirusit ndërthuret me hartën e vaksinës. Vendet që e kanë braktisur vaksinën BCG, janë në mesin e epidemisë dhe janë prekur rëndë.

Ajo citon për shembull Gjermaninë dhe thekson se ka një dallim të fortë mes Gjermanisë perëndimore dhe asaj lindore. Ish-Gjermania komuniste është tri herë më pak e prekur.

Një tjetër shembull që jep ajo është Portugalia, e cila praktikon vaksinën BCG, ndryshe nga Spanja, që është një nga vendet më të prekura. Një rreze e mundshme shprese vjen nga fakti se vaksina BCG është përdorur masivisht në vendet në zhvillim.

Ne do ia lëmë shkencëtarëve ta konfirmojnë ose ta rrëzojnë këtë teori.

Por mund të ketë të tjera shpjegime. Vendet ish-komuniste janë më pak të ekspozuara ndaj lëvizjeve masive të popullsisë, e ilustruar kjo nga përmasat e aeroporteve në vendet perëndimore.

Po ashtu është e mundur që popullsia në vendet e Europës Lindore është më e disiplinuar në respektimin e udhëzimeve të vetizolimit. Në kryeqytetet e Europës Lindore nuk para sheh njerëz në rrugë pa maskë.

Po ashtu është e mundur që europiano-lindorët e marrin më seriozisht kërcënimin nga koronavirusi. Në këtë linjë, europiano-lindorët e kanë kundërshtuar fort emigracionin, sikur të ishin alienë që do shktërrojnë shoqërinë.

Mund të ketë edhe arsye të tjera. Por pista e vaksinës do të hetohet- shkencëtarë nga katër vende kanë nisur testimet klinike me 1 mijë punonjës në spitalet holandeze. Ndoshta një ilaç i vjetër do të shfajësohet në fund.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Lëvizja e fundit e gjigandit teknologjik

Postimet për koronavirusin, Facebook merr masa të ashpra

Nga Project Syndicate

Një pandemi e deglobalizimit?

Analiza nga Prof. Edvin Prifti

Të pathënat e Koronavirusit