MENU
klinika

Nga operacionet plastike deri tek zgjerimi i familjes

Adelina Tahiri flet hapur

05.04.2020 - 09:45

Adelina Tahiri është bërë pjesë e rubrikës “Kutia e Pyetjve” të emisionit “Prive”. Këngëtarja ka treguar disa detaje për jetën e saj personale duke nisur që nga operacionet plastike deri tek planet për zgjerimin e familjes.

Adelina tha se nuk ka asnjë operacion plastik në fytyrë dhe as në trup. Përveç buzëve që i ka mbushur me injeksion, këngëtarja thotë se është siç e ka bërë natyra, por pa lënë pas edhe kujdesin me anë të trajtimeve.

E pyetur për planet për zgjerimin e familjes, Adelina tha se ka në plan që të bëjë një fëmijë tjetër sa më shpejt. Megjithatë ka diçka që e pengon! Ajo tha se në shtatzëninë e parë me Jonin mori shumë kile dhe e ka të vështirë ta shohë sërish veten ashtu.

Kujtojmë se ditë e djeshme Adelina festoi 28-vjetorin e lindjes, dhe në karantinë kishte organizuar një festë të veçantë.