MENU
klinika

Ndryshimet e reja në Kodin Penal

Ai që shkakton vdekjen nëpërmjet COVID-19 deri në 10 vite heqje lirie

16.04.2020 - 13:54

Kuvendi ka miratuar sot me riformulime ose më saktë me rekomandimet e Presidentit Ilir Meta të gjitha dënimet në rastet kur qytetarët thyejnë masat ndaj përhapjes së COVID-19 në këtë gjendje fatkeqësie.

Nëse një qytetar ndaj të cilit është dhënë më parë gjobë dhë përbën kundravajtje atëhere dënohet me gjobë- 6 muaj burg.

Kur kundravajtja është kryer në ushtrim të akvititetit tregtar dhe rrezikon shëndetin e njerëzve gjobë- 2 vjet burg

Nëse nuk zbatohet urdhri i detyruar për karantinim 2-3 vite burg.

Përhapja me dashje e sëmundje infektive 2-5 vite burg.

Përhapja nga pakujdesia e sëmundjes infektive gjobë- 2 vite burg

Kur përhapja e sëmundjes infektive ka lënë pasoja të rrezikshme për jetën e njerëzve 3-8 vite burg.

Kur nga përhapja e sëmundjes infektive është shkaktuar vdekja e 1 apo më shumë personave 5- 10 vite burg.

Ndërkohë Kodi Penal u miratua sot në seancën e Kuvendit me 88 vota pro, 11 kundër, 3 abstenim.

NDRYSHIMET E PËRMIRËSUARA NË KODIN PENAL
Neni 242/1
Moszbatimi i masave të autoriteteve shtetërore gjatë gjendjes së masave të jashtëzakonshme apo gjatë gjendjes së epidemisë

Moszbatimi ose kryerja e veprimeve në kundërshtim me aktet ligjore apo nënligjore të nxjerra nga organet shtetërore, në funksion të gjendjes së epidemisë apo të zbatimit të masave të jashtëzakonshme, nga personi ndaj të cilit është dhënë më parë masë administrative, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim deri në 6 (gjashtë) muaj.

Po kjo vepër, kur është kryer në ushtrim të aktivitetit tregtar, duke vendosur në rrezik shëndetin e njerëzve, dënohet me gjobë ose me burgim deri në 2 (dy) vit.

Moszbatimi i urdhrit të dhënë nga organet kompetente për karantinimin ose izolimin apo shkelja e rregullave të karantinës ose të izolimit, nga personi mbartës ose jo i sëmundjes infektive, të cilit i është njoftuar ky detyrim nga autoritetet shtetërore përkatëse, dënohet me burgim nga 2 (dy) deri në 3 (tre) vjet.

Neni 89/b
Përhapja e sëmundjeve infektive

Përhapja me dashje e sëmundjes infektive me rrezikshmëri të lartë për shëndetin, nëpërmjet kryerjes së veprimeve apo mosveprimeve nga personi që është diagnostikuar si mbartës I sëmundjes apo nga personi që ka qëllim përhapjen e saj, dënohet me burgim nga 2 (dy) deri në 5 (pesë) vjet.
Kur kjo vepër është kryer nga pakujdesia dënohet me gjobë ose burgim deri në 2 (dy) vjet.

Po kjo vepër, kur ka shkaktuar pasoja të rënda për shëndetin ose është rrezikshme për jetën e njerëzve, dënohet me burgim nga 3 (tre) deri në 8 (tetë) vjet.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Qeveria ia doli në betejën e fazës së parë"

Rama: Mund të kishim patur 2800 të vdekur