MENU
klinika

Nëse COVID-19 lejohet të ‘shkatërrojë’ Afrikën

Amerika dhe Europa mund të goditen nga katër valë të koronavirusit

15.04.2020 - 13:22

Amerika dhe Europa mund të goditen deri në katër valë koronavirusi nëse COVID-19 lejohet të “shkatërrojë” Afrikën, ka paralajmëruar një ekspert i OBSH-së.

Drejtori i Qendrës Botërore të Organizatave të Shëndetit për Shëndetin Publik dhe të Drejtat e Njeriut, Profesor Lawrence Gostin paralajmëroi që nëse Covid-19 del ‘jashtë kontrollit’ në vendet afrikane, Evropa dhe SHBA mund të shohin valët e dyta, të treta dhe madje edhe të katërt të sëmundjes.

Duke folur në programin e sotëm të BBC Radio 4 të Mërkurën, Profesor Gostin tha: “Covid-19 do të marshojë nëpër Afrikën nën-Sahariane dhe mbase nënkontinentin Indian si një ortek”.

“Edhe nëse Shtetet e Bashkuara dhe Europa do të merrnin nën kontroll epideminë në vendet e tyre, nëse ka shpërthime të Covid në pjesë të tjera të botës, në këtë shoqëri të ndërlidhur ku jetojmë, do të kthehet në Evropë dhe Shtetet e Bashkuara”, paralajmëroi ai.

Duke komentuar vendimin e Donald Trump për të ngrirë fondet në OBSH, profesori parashikoi se masa mund të ketë një ‘ndikim shkatërrues global’.