Në Itali politikanët dhe ekspertët janë të bindur se më e keqja mund të ketë kaluar. Javëve të izolimit total të vendit fqinj, i cili është kthyer në qendrën më vdekjeprurës të shpërthimit të koronavirusit në botë, mund t’u vijë fundi pasi zyrtarët italian njoftuan se numri i infeksioneve të reja kishte rënë nën mesatare.
Kjo fije shprese e ka kthyer vëmendjen në sfidën marramendëse se kur dhe si të rihapen sërish bizneset pa rrezikuar rikthimin e një vale tjetër katastrofike të epidemisë. Ekspertët e shëndetësisë italiane dhe disa politikanë janë përqendruar në një ide që dikur mund të ishte frymëzim për filmat fantastiko- shkencorë.
Pasja e antitrupave të duhur ndaj virusit në gjakun e një personi, një shenjë potenciale e imunitetit, së shpejti mund të përcaktojë se kush shkon në punë dhe kush jo, kush është i mbyllur dhe kush është i lirë.
Ky debat nuk është më shkencor, por politik. Studiuesit janë të pasigurt, edhe pse shpresojnë, që antitrupat në të vërtetë tregojnë imunitet.
Por kjo nuk i ka ndaluar politikanët të mendojnë idenë pasi janë nën presion për të hapur bizneset dhe për të shmangur shkaktimin e një depresioni të gjerë ekonomik.
Presidenti konservator i rajonit verilindor të Venetos ka propozuar një “licencë” të veçantë për italianët që posedojnë antitrupa, që tregojnë se e kanë pasur, dhe e kanë mposhtur virusin. I të njëjtit mendim është edhe ish-kryeministri, Matteo Renzi.
Kryeministri Giuseppe Conte tha se ndërkohë që vendi mbetej në izolim, qeveria kishte filluar të punonte me shkencëtarë për të përcaktuar se si t’i dërgonte njerëz që janë rikuperuar përsëri në punë.
“Ne kemi filluar të shohim dritën në fund të tunelit,” tha Fabio Arrighini, një mbikëqyrës i një linje ambulance në qytetin e Brescia, i cili ka një nga nivelet më të larta të vdekjeve në Itali. “Thirrjet kanë rënë.”
Por debati mbi një forcë pune të bazuar në antitrupa e ka vendosur edhe një herë Italinë në pararojën fatkeqe të demokracive perëndimore që luftojnë me virusin, zgjedhjeve të pakëndshme etike dhe pasojave të pashmangshme. Pyetje të tilla janë ngritur tashmë nga vendimet e mjekëve për të trajtuar të rinjtë dhe ata që shans më të mira për të jetuar, para të moshuarve dhe të sëmurëve.
Por në një fazë, pothuajse të gjitha qeveritë do të duhet të arrijnë një ekuilibër midis sigurisë publike dhe daljes nga izolimi. Politikanët gjithashtu mund ta gjejnë veten duke peshuar atë që është më e mirë për shoqërinë kundër të drejtave individuale, duke përdorur kritere që do të refuzoheshin në mungesë të emergjencës aktuale.
“Duket sikur virusi e ndan njerëzimin në dy kategori, të fortë dhe të dobët”, tha Michela Marzano, një profesoreshë e filozofisë morale në Universitetin e Parisit. Nga një këndvështrim etik, argumentoi ajo, çështja e përdorimit të antitrupave si bazë për lëvizjen e lirë pajtohet me një vizion të asaj që është më e mira për shoqërinë duke mbrojtur më të brishtët.”
“Nuk është diskriminuese,” tha ajo. “Përkundrazi mbron më të dobëtit”
Shkencëtarët në Itali, si homologët e tyre në Gjermani, Shtetet e Bashkuara, Kinë dhe më gjerë, tashmë po studiojnë nëse antitrupat janë një burim i mundshëm i mbrojtjes ose imunitetit nga virusi.
Kina ka rihapur ngadalë ekonominë e saj, duke u përqëndruar në parandalimin e një valë tjetër infeksionit që vjen nga jashtë. Në Nju York, Guvernatori Andrew M. Cuomo ka parashikuar një strategji në të cilën të rinjtë, dhe njerëzit që kanë antitrupa që tregojnë se janë shëruar nga virusi, mund të kthehen në punë.
Qeveria britanike ka hedhur idenë e “pasaportave të imunitetit”, megjithëse është ende duke u përpjekur të rrisë numrin e testeve për të pasur një pikëpamje të saktë të niveleve aktuale të epidemisë, por virusi është përhapur mjaftueshëm në popullatën britanike për të siguruar mjaftueshëm të dhëna për antitrupat.
Italia, për shkak të ekspozimit të saj të hershëm dhe të përhapur ndaj virusit, ka një mundësi për të marrë njohuri se si funksionon virusi dhe vetitë biologjike që na mbrojnë kundër tij. Javën tjetër, Veneto planifikon të fillojë mbledhjen e 100,000 mostrave të gjakut nga njerëzit në të gjithë rajoni së pari nga mijëra punonjës të kujdesit shëndetësor dhe më pas punonjës publik për të studiuar në laborator antitrupat e njerëzve që kanë virusin dhe ata që janë shëruar prej tij.
Në asnjë vend tjetër në Itali nuk është më e mundur se në Veneto, ndjekja e strategjisë së antitrupave. Me pasurinë, këshilltarët e profilit të lartë dhe praninë e laboratorëve të bioteknologjisë, rajoni mund të sigurojë njohuri për pjesën tjetër të botës. Një nga qytetet e tij, Vo ‘ është një nga të parët në vendin fqinj që u karantinua.
Vo ‘gjithashtu ka një pishinë gjenetike relativisht homogjene, e cila mund të lehtësojë studimin. Pas shpërthimit, zyrtarët atje morën hapin e jashtëzakonshëm për të testuar të gjithë popullsisë prej 3.000 banorësh.
Kjo ndihmoi në eliminimin e një shpërthimi, dhe tani zyrtarët planifikojnë të kryejnë testimin e antitrupave, për t’u përpjekur të zbulojnë modele se kush ishte dhe nuk ishte i ndjeshëm ndaj virusit.
Këto rezultate, që pritet të dalin në tre ose katër muaj, ndoshta mund të hedhin dritë mbi arsyen pse disa mbetën asimptomatikë, ndërsa të tjerët u sëmurën, apo nëse ata që nuk u infektuan tashmë kishin antitrupa dhe nëse fëmijët kishin diçka që i ndihmoi ata të shmangnin sëmundjen.
Italia ka për momentin, natyrisht, të dhënat më të mëdha të personave të infektuar që janë shëruar nga infeksioni” tha Andrea Crisanti, këshilltari kryesor i epidemisë në Veneto dhe një profesor i mikrobiologjisë në Universitetin e Padovas.
Dr Crisanti theksoi nevojën për një strategji të hartuar me kujdes për t’i dhënë fund karantinës, duke përdorur gjurmimin e kontakteve, mjetet mbrojtëse dhe testimin e antitrupave pas shërimit nga virusi.
“Planifikimi është një nga gjërat më të rëndësishme,” tha Dr. Crisanti. “Sepse është e lehtë të izolohesh, por pa një strategji rezultati më i mundshëm është që epidemia të fillojë përsëri”, shtoi ai.
Shkencëtarët në Itali thanë se virusi prodhon dy lloje antitrupash, e para që zakonisht shfaqet brenda pesë deri në gjashtë ditë pas ekspozimit ndaj virusit, dhe që zbehet pas 20 ditësh. Ndërsa tek një person shërohet, ky antitrup, ngadalë zëvendësohet me një antitrup tjetër, i cili tregon indirekt se një person ka pasur virusin. Kur zbulohet vetëm antitrupi i dytë, kjo do të thotë se personi nuk është më i infektuar.
“Ka shumë të ngjarë një person i shëndetshëm që i mbijeton infeksioni ose ka qenë asimptomatik, trupi ka krijuar antitrupa,” tha Dr. Crisanti. “Antitrupat te italianët e shëruar mund të jenë një mjet i vlefshëm për të përcaktuar se kush mund të dalë nga karantina”, tha Dr Crisanti.
Giuliano Martini, kryetari i Vo ‘, tha se vendosja e qytetit në dispozicion të studiuesve që kërkojnë të mësojnë më shumë rreth virusit dhe antitrupave të tij është “më e pakta që mund të bëjmë. Por rezultatet mund të mos jenë një lajm i shkëlqyer për individët të cilët, potencialisht sipas ligjit, do të mbeten të margjinalizuar nga shoqëria.