MENU
klinika

Nga Project Syndicate

Armiku më i madh i Trumpit? Vetja!

28.04.2020 - 17:07

T.S. Eliot e quajti prillin si “muajin më të egër”. Nëse Presidenti amerikan Donald Trump, jo i njohur si një adhurues i poezisë, do të ishte i sinqertë me veten, ai do të binte dakord që ky muaj e ka dëmtuar shumë atë.

Deri në 28 prill, SHBA kishte afërsisht 57,000 vdekje nga COVID-19 dhe mbi një million të infektuar të konfirmuar me  koronavirus..

Një tjetër përfundim i arritur në fund të muajit prill ishte se Trump kishte humbur besimin e shumë prej mbështetësve të tij për mënyrën sesi ai po trajton krizën. Sipas një sondazhi të AP të publikuar në 23 Prill, vetëm 47% e republikanëve besonin pretendimet e Trump për përparim kundër virusit.

Trump jo vetëm që e shpërdoroi kohën kur i duhej të përgatiste vendin kur u njoftua për herë të parë për një pandemi të mundshme por gjithashtu shkatërroi mundësinë e tij me votuesit.

Në mënyrë të parashikueshme, rezultati i stilit impulsiv të qeverisjes së Trump dhe vendosmëria e tij për tu shfaqur kudo në titujt e lajmeve ka qenë shpesh pasojë e deklaratave të çuditshme dhe shpesh kontradiktore.

Dhe duket se këshilltarët e tij politikë i kujtuan atij që strategjia ishte të shmangte përgjegjësinë për pandeminë duke e transferuar atë te qeveritarët e shtetit.

E vetmja gjë me të cilën Trump është marrë gjatë kësaj kohe kanë qenë sulmet ndaj disa njerëzve. Dy “shënjestrat” kanë qenë inspektorët e përgjithshëm të departamenteve federale, dhe njerëz që nuk kanë të njëjtjat mendime si ai për sa i përket koronavirusit.

Nga ana tjetër, Trump është i irrituar sepse ai nuk mund të pushojë nga puna Anthony Fauci, kreun e Institutit Kombëtar të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive. Statusi i Fauci si autoriteti më i respektuar i pandemisë e ka mundësuar atë publikisht të korrigjojë keqinformimin e shpeshtë të Trumpit.

Nuk duhet të çuditet që Trump ka abuzuar me pushtetin e tij gjatë kësaj kohe. Për shembull, ai u sigurua që Kolorado kishte 100 ventilatorë të nevojshëm dhe u sigurua që votuesit e Kolorados e dinin atë, me qëllim që të ndihmonte në rizgjedhjen e senatorit aktual, Cory Gardner.

Trump është bërë armiku i tij më i madh.

Kur, më 23 prill, ai spekuloi se COVID-19 mund të vritet duke injektuar dezinfektues shtëpiak ose nga drita ultra vjollce,.

Ndihmësit e Shtëpisë së Bardhë thanë se paraqitjet e tij në konferenca do të kufizoheshin. Vetë Trump, i hodhi poshtë njoftimet.

Por pas vetëm disa ditësh, ai doli përsëri në podium, i vendosur për një fillim të mbarë të muajit maj.

Elizabeth Drew është një gazetare me qendër në Washington dhe autore, së fundmi, e “Washington Journal: Reporting Watergate” dhe “Richard Nixon’s Downfall”.

Përkthyer dhe përshtatur nga Project Syndicate/ Konica.al

Rusia aktivizon “Oreshkin”

Paralajmërimi ogurzi që vjen nga Ukraina!

Shefi i NATO-së takohet me Trump në Florida!

Çfarë diskutuan Mark Rutte dhe presidenti i zgjedhur i Amerikës

Analiza e DW: Si do të veprojë qeveria

A mund të arrestohet Benjamin Netanyahu në Gjermani?

Netanyahu “barazohet” me Putinin

E ardhmja e Izraelit varet “në fije të perit”

Çfarë dimë për raketën ruse ‘Oreshnik’!

Putin: Asnjë komb tjetër nuk ka armë si tonat

Dy sekretarë të tjerë mund të kenë fatin e Gaetz

Bie “ushtari” i parë i Trump, Prokurori i Përgjithshëm jep dorëheqjen