03.04.2020 - 14:41
Arrestohet nga policia drejtori i burgut 313 në Tiranë, Eduard Struga.
Struga është shoqëruar në ambientet e drejtorisë së Policisë së Tiranës.
Sipas Report Tv, drejtori i burgut 313 është arrestuar mbi dyshime se ka kryer veprën penale të korrupsionit për një tender, pas një hetimi 3 mujor nga Prokuroria e Tiranës.
Një operacion i mbërritur në rrugë operative pranë drejtorisë së Policisë Kriminale vuri në lëvizje prokurorinë e cila zhvilloi edhe përgjime në këtë hetim, duke çuar në shoqërimin në polici të drejtorit të burgut.
Dyshohet që në këtë skemë korruptive të ketë të përfshirë edhe zyrtarë të tjerë të burgjeve
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
"Ja pse u kujtuam ‘kaq vonë’ për Anti- KÇK"