Një gjest tjetër solidariteti vjen në luftën ndaj Covid-19. Një avion i ekipit të futbollit amerikan New England Patriots, i ngarkuar me 1.2 milion maska mbrojtëse ka zbritur në Boston pasi mori furnizimet jetësore në Kinë.
Guvernatori i Massachusetts, Charlie Baker ka postuar foto të avionit të ngarkuar me pajisjet mbrojtëse personale, për të cilat ai tha se do të shkojnë për punonjësit e kujdesit shëndetësor të shtetit në vijat e para të krizës së koronavirusit.
Robert Kraft is using the New England Patriots team plane to transport one million N95 masks from China directly to Massachusetts hospitals.
The plane will arrive in Boston full of personal protective equipment this afternoon.
— Only In Boston (@OnlyInBOS) April 2, 2020
Baker është i irrituar që qeveria federale nuk e ndihmoi. Ai bashkëpunoi me pronarin e New England Patriots, Robert Kraft, për t’i sjellë këto furnizime nga Kina. Robert Kraft dhe presidenti i klubit të futbollit amerikan Jonathan Kraft u bashkuan për të blerë 1.2 milionë maska N95 për Massachusetts.
Sjellja e pajisjeve në SHBA me avionin e ekipit ishte operacioni më sfidues në këto kohë të vështira. Një dërgesë e dytë me gjysmë milion maska të tjera N95 është planifikuar të arrijë që javën e ardhshme. Kampionati i futbollit amerikan është ndërprerë që në fillim të marsit. New England Patriots renditen të tretët në sezonin e aktual, me pikë të barabarta me Kansas City Chiefs.