MENU
klinika

Flet Berat Gjimshiti

“Maskat i bën partnerja, do festojmë sërish në stadium”

03.04.2020 - 10:56

Berat Gjimishiti është në epiqendrën e koronavirusit në Itali, pikërisht në Bergamo. Mbrojtësi i kombëtares, pjesë e Atalantës, ashtu si të gjithë, është izoluar në shtëpinë e tij në pritje që kjo situatë të kalojë.

Në një intervistë për “Tuttosport”, Gjimshiti jep shpresë teksa shprehet se shpejt do të shihen përsëri në stadium me tifozët për të festuar të gjithë së bashku. Një problem mbeten edhe maskat mbrojtëse, megjithatë në këtë anë, Gjimshiti duket i sigurt pasi e shoqja e tij, Alisia ka shkuar në Serbi për t’i prodhuar ato.

“Personalisht po e përjetoj këtë situatë si të gjithë, është diçka e re që po na vë në vështirësi secilin prej nesh, por besoj se njerëzit në Bergamo dhe në Itali janë të fortë e do të ringrihen. Jemi në një fazë ku ende ka shumë raste të reja.

Shpresojmë të kalojë shpejt, sepse do të thoshte në një përmirësim të të infektuarëve. Ideja për të bërë maska nga Alisa ka lindur duke parë situatën këtu në Bergamo, shumë njerëz kërkonin maska dhe nuk gjenin dot.

Ajo u kthye në Serbi dhe filloi të prodhonte gradualisht. Ua dërgon atyre që kanë nevojë më shumë dhe nuk mund të blejnë. U them vetëm se duhet të qëndrojnë të qetë dhe së shpejti do të shihemi në stadium për të festuar”, – u shpreh Gjimshiti.

Mbrojtësi i Atalantës do të ketë mundësinë të luajë në çerekfinale të Champions League, i pari futbollist i kombëtares shqiptare që ka arritur deri në këtë fazë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Gjimshiti për situatën nga Koronavirusi

“Nuk kam frikë, por nuk ftoj asnjë në Bergamo”